Deputeti Gurakuqi: Qesharake skedimi si mashtrues i futbollistit Malota

Urdhër- arresti i lëshuar për futbollistin e Vllaznisë Renato Malota në si pjestar i një grupi personash të arrestuar sot në Lezhë për shkak të tjetërsinit të pronave në Shëngjin,

ka sjellë reagime të ndryshme.

Një i tillë ka ardhur edhe nga deputeti i Qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi që është përfaqësues i Partisë Demokratike në parlamentin shqiptar.

Ai ndër të tjera ndalet edhe tek urdhëri i lëshuar për futbollistin e Vllaznisë duke e quajtur qesharak.

Përmend rastin e këtij futbollisti edhe ngaqë vetë Gurakuqi është tifoz i kuqebluve dhe nuk mungon në asnjë ndeshje të tyre në stadium.

Ja çfarë shkruan deputeti Gurakuqi në faqen e tij në facebook:

“Kjo eshte Prokuroria Politike e “Shqiperise qe Duam”, e cila nuk heton dhe le jashte te lire: Boset e Kokaines 613, Tahon e Skafeve, Jahteve dhe milionave te kaperderdhur ne makinat e bashkepunetoreve, permbytesit e Nenshkodres,

ministrin qe çon dritat me investim qeveritar ne nje lokal ne maje malit, por nuk lidh nje fshat te tere me energji elektrike, korrupsionistet e qeverise dhe te kabinetit kryeministror qe kane marre si dhurata shperblyese favoresh,

vila ne Rolling Hill-sat e Kunores se Tiranes, ata qe na kane zane hijen e Bregdetit me pallate shumekateshe qe ndertohen ne terrin e dimrit,

licensuesit e inceneratoreve ne dobi te firmave te sapokrijuara nga femijet e sejmeneve te Partise,

ata qe kane zene çdo qoshke te lire te Tiranes me pallate, por qe skedon me lehtesi ne procese MALOTEN E VLLAZNISE dhe çdo opozitar te shenjuar nga legatet e Kryeministrit te vendit.

A ka një metodike dhe radhe pune Zyra e Perkohshme?

A ka ajo Zyre dore te lire te hetoje cdo minister te shumices ne pushtet?

Prokuroria ecen sipas axhendes se Ministrise se Brendshme, apo sipas hierarkise se percaktuar nga ligji dhe kronologjise se ngjarjeve kriminale?

Do vije nje dite qe mosvepruesit sipas radhes, zbatuesit e urdherave politike, ushtaret e bindur te drejtesise se varur nga kabineti i kryeministror, te pergjigjen para Drejtesise se Re.

Eshte kaosi i nje vendi te drejtuar nga nje mendje kaotike, qe po çmend nje shoqeri te tere dhe po dezintegron ne heshtje, nje sistem institucional te zhbalancuar ne themelin e pushteteve.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME