Shtjefen Gjeçovi u lind më 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës. Etnograf dhe mbledhës i rrallë i folklorit, hartues i Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Të parët e Gjeçovit, të larguar nga malësitë e Kryeziut të Pukës, kishin zënë vend në Janjevë. Në atë kohë, në rrugët e Janjevës flitej shqipja, serbishtja dhe turqishtja. Në familjen e
Gjeçovit flitej shqipja, dhe vendosën që djalin ta pagëzojnë me emrin Mëhill. Mirëpo shpejt
filluan ta thërrasin shkurt Hilë. Duket që sjelljet aktive të Hilës shkaktuan që prindërit ta dërgojnë atë në shkollën e fshatit për të mësuar shkrim, këndim e njehsim. Në shkollë i bie në sy priftit të Janjevës. Ky u propozojë prindërve të Hilës që ta dërgojnë në një shkollë më
të mirë siç ishte kolegji fetar. Më 1844 prindërit vendosën që Hilën 10 vjeçarë ta nisin për Shkodër. Vazhdoi mësimet në kolegjin fetar të Troshanit (Lezhë). Aty, Hilës uu desht të
mësonte dije në gjuhë të huaja. Kolegjin françeskan të Troshanit e mbaroi në vitin 1888 dhe
po këtë vit, për studime të mëtejshme, shkoi në Bosnje. Më 15 gusht 1892, hyri në urdhërin françeskan në kuvendin e Fojnicës, dhe mbas vitit të provës, vazhdoi mësimet liçeale e filozofike në kuvendin e Derventës e të Banja Lukës. Herë pas here shkonte në Kreshevë për
të dëgjuar leksionet e Thallóczy-t mbi origjinën e lashtësinë e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj kohe Gjeçovi filloi të ndiej veten në gjendje të shkruante dhe si rezultat, punoi një përmbledhje me vëllim prej 350 faqesh. Duket që kjo përmbledhje të jetë e ruajtur edhe më tej në manastirin françeskan të Kreshevës.
Pas mbarimit të studimeve të larta teologjike dhe me ndërrimin e emrit në Shtjefën Konstandin, më 29 qershor të vitit 1896 çon meshën e parë. Mbas një viti shërbim si meshtar në Troshan, në korrik të vitit 1897, Gjeçovi shkon për të shërbyer në Zllakuqan të
Klinës. Atje hapi shkollën e parë e cila edhe sot mban emrin “Atë Shtjefen Gjeçovi” si themelues dhe mësues i parë i saj. Veprimtarinë e tij e përqëndroi në edukimin dhe arsimin e
fshatarëve. Nga mesi i vitit 1899, Gjeçovi nisi të shërbejë në Laç-Sebaste të zonës së Kurbinit ku krahas shërbimeve fetare që bënte e që si duket nuk i merrnin shumë kohë, filloi
të mbledhë visarin popullor, bën përshkrime gjeografike të këtyre zonave. Si duket ndër shkaqet më të rëndësishme të kapërcimit të detyrës së tij fetare, përpos frymës së Lidhjes në të cilën ishte rritur, rol të madh ka luajtur varfëria dhe prapambetja e popullsisë në këto
anë. Në këtë plan, si i shkolluar kishte parasysh që liria nuk mund të vinte vetëm për një krahinë ku shërbente, dhe se për vetëdijësim duhet komunikimi. Për këtë qëllim, në mungesë të mjeteve dhe të shtëpive botuese, shkrimet që i shkroj ndër vite, Gjeçovi i dërgoi për botim
në revistën Albania të Konicës gjatë viteve 1900, 1901 dhe 1902. Në këto 11 shkresa të botuara kishte poezi, fjalë të rralla shqipe, gojdhëna mbi Skënderbeun etj. Gjatë vizitave të bëra nepër Shqipëri ai vizitoi edhe malin e Tomorrit, ku shkroi disa poezi të cilat ju botuan në revisten “Albania”. Ndër këto dallohet vjersha “Beja e Shqyptarit” e cila ju botua nën
pseudonimin “Lkeni i Hasit” në numrin 9, vitit 1902, në faqen 220 të revistes “Albania”. Në anën tjetër nuk ishin të pakta shkresat që ai dërgonte financuesve të shkollimit të tij. Në këto shkresa ai kryesisht i njoftonte ata me gjendjen e rëndë të popullit në gjitha sferat e jetës,
sidomos atë ekonomike. Kështu, më 14 dhjetor 1900, Gjeçovi shkruan një shkresë-protestë
konsullatës austro-hungareze në Durrës rreth tatimeve dhe mbledhjes së tyre nga ana e Muharrem Hajdar Agës së Krujës. E shkroi këtë shkresë me shpresë që bashkëbesimtarët e ti do ta ndihmonin duke ndërhyrë pranë administratës osmane. Në anën tjetër Gjeçovi hapë shkollën e mbyllur të Laçit më 1901. Mirëpo mangësia e librave dhe mjeteve tjera mësimore,
e shtyn që t’i kërkonte ndihmë konsullatës Austro-Hungareze në Durrës, dhe më vështirësi arriti që të marrë disa abetare të Brukselit të cilat kishin përkthimin turqisht dhe lehtësonin mësimin e germave latine. Me qëndrimin e tij në Laç-Sebaste, Gjeçovi ju kushtua mbledhjes e redaktimit të ligjeve kanunore, që do të rreshtonte në veprën e tij madhore “Kanuni i Maleve”. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin njihet me Gjin Pjetër Mark Pervizin e Skurajve me të cilin do konsultohej shpesh për të
drejtën zakonore që vepronte në atë krahinë. Lidhjet e tij në krahinë u thelluan gjithashtu me njohjen e Dom Nikollë Kaçorrit. Gjin Pjetri vepronte për organizimin e kryengritjes kundrejt taksave të rënda. Më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, Gjeçovi e shoqëroi kryengritjen duke lënë dorëshkrim përshkrimin prej 116 faqesh kushtuar
kryengritjes së Kurbinit e të Krujës nën udhëheqjen e Gjin Pjetrit. Gjeçovi duke qenë i pranishëm në atë veprimtari patriotike e luftarake, merr pjesë në ngjarjet që zhvillohen si dëshmitar e shoqërues. Kështu e shohim bashkë me Dom Nikollë Kaçorrin të pranishëm në kuvendin historik të Delbnishtit, 5-7 Gusht 1906, të 54 pleqve të Kurbinit dhe semtit të
Krujës, ku Gjin Pjetër Mark Pervizi i Skurajve njihet si plak i parë i 54 pleqve dhe përfaqësues i vegjëlisë të krahinës. Në këtë kuvend vendoset një kanun që quhet “Kanuni i Bajrakut të Kurbinit”, që përfshihet në vepren e tij në pjesën shtesë. Ky është i vetmi kanun politik që u ndërmor, për t’ia përshtatë kryengritjes që kishte filluar, ku merren masa ndaj atyre që
bashkëpunojnë dhe shërbejnë turqëve. Si rrjedhim i asaj kryengritje, Gjeçovi është i pranishëm dhe dëshmitar okular i “Luftës së Tallajbes” (1904), ku delegatët e Kurbibit dhe të semtit të Krujës, thirrur për marrëveshje nga turqit, rrethohen për t’u asgjësuar por në saj t’organizimit e veprimit e trimnisë së Gjin Pjetrit, plani turk dështoi, u ndez beteja dhe shqiptarët arritën të çajnë rrethimin e të shpartallojnë forcat rrethuese. Si duket gjitha këto rrethana që e preknin drejtëpërdrejtë shërbimin e tij si dhe rrethana tjera që janë të njohura nga historia e shtyen Gjeçovin që t’i rrekët punës për argumentimin e lashtësisë së popullit të atyre anëve të harruara. Në të vërtet për argumentimin e bindjes së tij nuk nevojiteshin
mjete teknike, pos lapsit dhe letrës. Ai gjendej në mesin e burimit, në mesin e atyre që kishin trashëguar atë lashtësi. Me këtë qëllim nga goja e popullit mblodhi fjalë të rralla, gjëagjëza, gojëdhëna, fjalë të urta, norma kanunore etj. Edhe për kohën e sodit, duket të jetë interesat
fletorja e shënimeve që mbante Gjeçovi. Në të, ndër të tjera gjenden së paku 23 emërtime për lloje të ndryshme të flokëve. Dhe po nga shënimet e kësaj fletore mund të shihet metodat e mësimit që ai zhvillonte. (prill – prit qit (shiu n’prill plot hir). Nepërmjet metodave të tilla edukative, paraqitjes së interesit për problemet e popullsisë, të qenurit shembull gjatë gërmimeve të para arkeologjike që bënte (1902), Gjeçovi popullit i paraqiste figurën ideale të
shërbëtorit të Zotit dhe të shërbëtorit të shpirtit të tyre të cilën ai dhe ata e quanin Atdhe. Në janar të vitit 1906, sipas vendimit nr.21362, datë 30 dhjetor të vitit 1905 të Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë filloi të punonte si mësues i kurseve të gjuhës shqipe në Zarë të
Dalmacisë. Që në ditë e para, mbasi të bie në dijeni shkakun e largimit të mësuesit të mëparshëm nga katedra e gjuhës shqipe në Borgo Erizzo, Gjeçovi proteston. Kjo protestë nga ana e punëdhënësve shihej si një rebelim dhe pas disa fërkimeve me punëdhënësit, pas
gjashtë muajsh, si duket i dëshpruar largohet nga Zara. Largimi i tij u përcollë me disa këmbime të lerave mes punëdhënsit, urdhërit françeskan dhe vetë qendrës në Vatikan. Në anën tjetër, po gjatë kësaj kohe, Gjeçovi mbledh format e alfabet të vjetër shqip, bën shpjegimin e shqiptimit të tij dhe mbledh 12 shënjat e një kodiku të vjetër shqip. Verën e vitit
1906, Gjeçovi e kaloi i papunësuar, ndërsa vjeshtën si drejtor i shkollave elemetare françeskane për djem dhe vajza. Këto shkolla ishin hapur dhe financoheshin nga faktori politik
i Austro-Hungarisë që gjendej në Shqipëri. Në shkollën ku jepte mësim përpos fëmijëve për të cilët ishte paraparë, në mbrëmje mblidhte edhe të rinj kryesisht shegertë, elhakçí etj. Aty mësohej për lëndë si historia, gjeografia të nivelit përkatës. Afërsia e shërbëtorit të Zotit me
popullin e paraqitur me rastin e festimit të përbashkët të 1 Majit, ditës së shetisë shkollore në Shkodër, shkaktojë që atij t’i bien në qafë edhe autoritetet otomane. Pas disa letërkëmbimeve në mes të administrates osmane, arqipeshkëv Guerinit dhe konsullatës austro-hungareze Gjeçovi transferohet në Gomsiqe, ku më 31 maj të vitit 1907 hapë shkollën shqipe. Kur shërbente në Gomsiqe, mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes anti-osmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull
ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese
të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye më 13 tetor 1929, mbasi qe thirrë tradhëtisht nga autoritet slave në Prizrend, ndërsa kthente në Zymb të Gjakovës, ku vepronte si famullitar dhe si mësues i gjuhës shqipe, qe vram prej Sebvet, të cilët shifshin në të një ndër ma të rrezikshmit perhapës së bashkimit të Kosoves me nanen Shqipni. Shkrimet letrare e shkencore të Shtjefën Gjeçovit i përshkojnë ndjenjat e
atdhetarisë, idetë e përparimit të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike “Agimi i Gjytetnisë”. Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me “Dashtunia e Atdheut” (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore.(Shqiptari ngadhnjyes 1904, Princi i Dibrave apo Mojs Golemi 1904, Mënera e Prezës 1902, Përkrenarja e Skënderbeut, etj).
Ndihmesën më të rëndësishme Shtjefën Gjeçovi e dha në fushën e etnografisë. Me një punë
shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (Shkodër,
1933), që e bëri të njohur në botën shkencore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjamën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por më së shumi u mor me
të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t’i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge. Gjeçovi i takon gjeneratës së
veprimtarëve të çerekut të fundit të shekullit XIX. Gjeneratë në të cilën si fëmijë ka ndikuar lëvizja kombëtare shqiptare e cila arrin kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit. Ndikimi i këtyre
rrethanave në të cilat u rritë Gjeçovi shkaktoi që më vonë ai të kapërcente caqet e ideologjisë fetare sa që edhe të mburrej me angazhimet e tij kundër ndasive mesjetare.
Pas mbërritjes në Gomsiq, në maj të vitit 1907, përpos mësimdhënies filloi të merret me aktivitete të shumanëshme si në etnografi, arkeologji, folklor, histori si dhe të interesohet për shkrimtarët shqiptar. Edhe Gomsiqi, po thuaj si gjitha trojet ku shërbeu At Gjeçovi, ishte një anë e harruar. Kështu më 31 maj 1907, At Gjeçovi hapi shkollën e fshatit me ndihmen
materiale të faktorit politik Austro-Hungarez të instaluar në Shqipëri. Si duket informacionet
që Ati i jepte, për të huajt nuk vlenin më shumë se dy banka ulëse për nxënsit. Si do që të jetë ato dy banka At Gjeçovi i përdori si mjetë simbolikë për ta quajtur atë dhomë mësimi “shkolla”.
Përderi sa At Gjeçovi qëndronte në Gosmiqe, ai u informua për revulucioni turk (23 korrikut 1908) në perandorin osmane. Gjashtë muaj më vonë Ati pranonë lajmet kumbuese që dolën nga tubimi në Manastirë, e që thonin se toskët dhe gegët kishin vendosur për një alfabet të
shqipes. Si duket këto lajme ai i pranojë si një lajmëtar të luftës që do të pasonte. Për këtë ai i rrekët punës për mbledhjen e shënimeve rreth lëvizjeve të kryengritësve. Si duket shkaqet
e kyçjes në çetat e kryengritësve ende nuk janë hulumtuar si duhet edhe nga studiesit e historis po edhe nga teologët. Si do që të jetë, Ati me pjesmarrjen e tij nga data 6 deri më 12 maj në luftimet e ashpra që u zhvilluan në vijën Vjerdhë-Gosmiqe-Naraç nga pikëpamja e
shumë teologëve ka kapërcyer vijen e tologjisë aplikative. Mirëpo nga shënime e tij rreth djaloshit nga Gojani mund të vërehet qartë se angazhimi direkt në luftime edhe pse në shiqim të parë duket përtej angazhimit teologjik praktik (jashtë fushës së predikimit) ai ishte brenda rregullave të saj. Ky pohim do të vërtetohet me angazhimet e tijtë mëtejshme.
Pas shpalljes së pavarasisë së shtetit Shqiptar, me shpresë që struktura e re administrative do ta bënte atë që duhej bërë për zhdukjen e prapambeturisë, Ati vendosë të jepë kontributin që pritej të jepet nga një shërbëtor i Zotit me shpresë që do të ndihmohej më
shumë nga administrata e re e instaluar, dhe shënohet një letërkëmbim me Ismail Qemalin
mbi qeverisjen e Vaut të Dejës sipas ligjeve të shtetit të rì shqiptar. Ai fillon hulumtimin e thellë të dukurisë së gjakëmarrjes dhe fillon të hedhë hapat e parë për zhdukjen e saj në njërën
anë dhe mbajtjen e shënimeve për këtë dukuri. Mirëpo kjo veprimtari e tij nuk zgjati shumë. Administratë e re, feudal e rregulla të vjetra, populli nuk e ndiente vetën të lirë. Pas disa
përpjekjeve për këtë qëllim bie në kundërshtim me parin vendase dhe parin françeskane në Shkodër dhe gjatë vitit 1914 endej andej-këndej pa punë. Edhe përkundër përpjekjeve të fshatarëve për kthimin e tij, nuk erdh deri tek kthimi.
Pas dëshprimit dhe zemërimit rreth mos shqyrtimit të drejtë të çështjes së largimit të tij nga
ana e Provincialit françeskan, At Gjeçovi nga fundi i vitit 1916 mori rrugën e Thethit dhe u vendos atje. Thethi ishte një “rrënojë” nga lufta, nga kolera dhe dimr’i egër i viteve
1916-1917. Shtëpia nga ku duhej të kryente shërbimet Ati, ishte e zënë nga komanda e
ushtrisë austro-hungareze, e cila mbahej nga rrëmbimet e atyre pakë ushqimeve që gjendeshin nëpër shtëpia të fshatarëve. Për këto sjellje Ati protestonte më kotë pranë komandes së ushtrisë austro-hungareze në Shkodër.
I vetmuar, në vend të harruar e të rrënuar, në mes të popullit pa ndihmen e ushtrisë që e ruante atë popull, Ati e hapë një shkollë shqipe edhe këtu. Gjatë kësaj kohe Ati i përkushtrohet kryekëput aktiviteve teologjike praktike. Në mungesë të kohës, ai përdorte vetëm trurin e tij si mjetë regjistrimi të të dhënave të nxjerra nga populli. Pa mbushur një vit shërbimi në Theth, Ati transferohet për në një zonë tjetër të harruar – Prekal. Aty gjeti
gërmadhat e shtëpis nga ku do të shërbente. Pas mëkëmbjes filloj të merret me dukurin e cubave që ishte paraqitur më të madhe. Pasi bëri disa hulumtime dallojë cubat e shtyer nga jeta dhe ata që e kishin për argëtim apo ishin në shërbim të bajraktarëve. Për parandalimin e kësaj dukurie korri disa suksese të pjesërishme edhe përkundër faktit që iu deshtë të
ballafaqohej drejt për drejt edhe me cubat nën shërbimin e bajraktarëve. Në anën tjetër më 17 shtator të 1917-ës, në një dhonë të shtëpisë ku banonte hapi shkollën shqipe. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithëshme të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër
tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcënime për ndalim veprimtarie si mësues për të cilën edhe ashtu nuk shpërblehej.
Në fillim të vitit 1919 mbas protestës të bërë nga Shkodra, për mos shqyrtimin e çështjes së largimit të tij, Ati transferohet nga Prekali për në Troshan afër Lezhës. Ati kthehej në troshan pas 36 viteve, ku kishte ardhur për herë të parë nga Kosova si Hila 10 vjeçar. Gjatë qëndrimit
të tij aty merret me ish-hobin e tij, tani si një arkeolog (vjetërsorë) i specializuar për trojet ku shërbente. Duke përdorur hobit e tij, Ati kishte krijuar pasqyrën shembullore të shërbëtorit
të popullit ndërsa me përpjekjet për popullarizimin e këtij hobi në një anë shpresonte të ngriste arsyen e nevojës së shkrim-leximit në masat e gjëra të popullit, e në anën tjetër shpresonte të ngriste ndërgjegjen për ruajtjen e lashtësisë. Si do që të jetë ai arriti që të
mbledhë më se 500 objeke të ndryshme me vlerë arkeologjike. Diku mbas 50 viteve, grupe të specializuara të arkeologëve gjatë gërmimeve ndër gurë të vendgërmimeve gjenin të
shënuara fjalët “Shtjefen Gjeçovi – viti 1923” (viti kaç-kaç). Si do që të jetë kenë Ati vdiq i varfun edhe përundër gjasës që të vinte tek pasurimi siq ishte rasti më 1905 me Paal Traeger-in, vdiq duke marrë me vete edhe përbuzjen naive që i bëhej kohëve të fundit rreth hobit të tij. Nga shënimet e gërmimeve të Atit, për arkeologët e ditëve tona duket të jenë të
rëndësisë së veçantë çitja në dritë e ngjajshmërisë së historisë (elementeve kulurore) së këtyre trojeve me trojet etruske (Hetruskët e lashtë).
Edhe pas tronditjes së fundit që iu deshtë ta pranonte më 14 mars të vitit 1920, Gjeçovi me shprehjen e tij vllaznia ja arriti që të zbatojë me besnikëri mësimet nga profesioni i tij si teolog dhe me po aq besnikëri të i shërbej popullit për të cilin ishte caktuar. Ishte kjo shprehje
simbolike e cila siç duket paraqetë aftësin e tij gjatë gjithë jetës, që nga koha kur e thërrisnin Hilë, aftësi e cila mund të përfshihet me një shprehje zbatimi pa hile i mësimeve teologjike.
Veti kjo e cila edhe kundërshtarët më të mëdhenjë të mësimeve mbi Zotin para emrit të tij i çarmatosi për mëse 40 vjetë sa ishin në sundim. Gjeçovi e tha shprehjen kur Nënë Tereza
ishte 10 vjeçare dhe ende quhej Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, por edukohej në frymën, siç ishte edukuar Hila në frymën e lidhjes shqiptare të Prizrenit e arsimohej në gjuhë të hujë. Si do që
të jetë, rezulltat e frymës që kishte ngritur në këto troje të harruara, Ati nuk arriti të i shijojë dhe mori me kënaqësi rrugën tek vllaznia e tij në Vlorë. Një tjetër nga këto troje që kishte
nxitur edukaten e lidhjes, vite më parë iu kishte lutur sulltanit që të mos e provonte, se “o do tradhëtoj Atdhenë o ty” – fryma e lidhjes kishte kryer me sukses misionin e saj dhe përhapej gjithë andej nga hapeshin shkollat shqipe.
Për shkak të problemeve të organizimit të udhëtimit për në Vlorë, Gjeçovi mbet pa e parë Elbasanin, dhe u ngujua për disa ditë në Durrës nga ku shkoi për vizit në Tiranë. Më 21 prill 1920, mbërrin në Vlorë, ku si duket nuk pritet mirë nga autoritete italiane të vendosura aty.
Sapo mbërriu aty, kërkoi tërheqjen e ushtrisë italiane nga objektet fetare. Mirëpo si duket aty
i mbeti kapelani apo siç e quante Gjeçovi, “ngatrestari”. Pas refuzimit të zbatimit të detyrës pa largimin e ngatrestarit filluan fërkimet jo vetëm me fançeskanët në Shkodër por edhe me kryepeshkopin e Durrësit. Kryepeshkopi Bianki nuk i dërgonte lejen për ushtrimin e detyrës ndërsa, Shkodra i vononte rrogën. Përkundër këtyre fërkimeve me institucionet, Gjeçovi
befasohet me pritjen që i bënë populli i Vlorës, por jo vetëm më këtë. Përderi sa përpiçej të hapte shkollen shqipe me ndihmën e popullit, komanda ushtarake e Vlorës ankohej për të në Vatikan, si për një person të pa durueshëm.
Gjatë kohës së çlirimit të Vlorës, Gjeçovi mbledhë shënime mbi lëvizjet e armatosura dhe
shpirtërore të kryegritësve të cilat i artikullon nëpërmjet metodave aktuale të kohës siç ishte publikimi i vjershave. Si duket artikullimi i tillë, i kushtoi me transferimin e tij në Rubik të
Mirditës, pas tetë muajsh (deri në nëntor 1920) shërbimi në Vlorë. Në Rubik kthehej pas 20 viteve, dhe aty e priste ndikimi i feudalistëve të vjetër. Aty shkroi punimin “Sebasti n’Arbeni apo n’Armeni” i cili u botua më 1921. Si duket në këtë punim Gjeçovi ishte thelluar rreth çështjes të ashtuquajtur Sapajtë. Gjatë qëndrimit aty, i vijnë kërkesa nga studies për të
dhëna rreth disa fjalëve. Në anën tjetër nga qendra e françeskanëve në Shkodër, i vinin akuza për hajni gjatë shërbimit në Vlorë. Këtyre akuzave iu përgjegjë me shpjegimet që atje kishte qëndruar edhe pa ngrënë dhe se qendra nuk i kishte mbuluar shpenzimet e udhtimit nga Shkodra në Vlorë dhe nga Vlora në Shkodër.
shkodradaily.com