Shkruan: Albert VATAJ
“Ishte Shkodra e Fishtës, në muzikë e Martin Gjokës, ithtar i njohur i Fishtës. Ajo u bë linja në të cilën eci dhe u formua Çesk Zadeja. Këtu e kërkoja origjinalitetin, rrugën dhe rolin që ai
luajti në historinë e muzikës shqiptare si kompozitor në radhë të parë i profilit kombëtar, ndonëse edhe më gjerë”
“I pari që kërkoi ta çonte përpara mendimin e gjallë intelektual dhe t’i jepte muzikës një rol të ngjashëm me atë që kishte në vendet europiane. Kjo nuk ishte një punë e thjeshtë sigurisht,
sepse duheshin kapërcyer shumë konvencione të estetikës”
Kam lindur në 8.6. 1927, në qytetin e Shkodrës, ku kam mbaruar shkollën fillore e gjimnazin. Në vitin 1942-1943 kam studiuar në Konservatorin “Santa Cecilia” të Romës (Itali). Që në moshë fare të re kam qenë anëtar i korit, bandës dhe më vonë i orkestrës simfonike të shkollës françeskane dhe të shoqërisë “Antoniane” të qytetit. Mbas çlirimit, gjatë viteve
1945-1947, kam punuar si përgjegjës i muzikës pranë Radio Shkodrës. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitet 1945-1951 jam emëruar dirigjent pranë Ansamblit Artistik të
Ushtrisë. Nga viti 1951 deri në 1956 kam studiuar për kompozim më Konservatorin Shtetëror të Moskës “P.I. Çajkovski”, ku jam diplomuar për kompozim me vlerësimin
“shkëlqyeshëm”. Mbas kthimit në atdhe në janar të vitit 1957, jam ngarkuar me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke qenë dirigjent dhe udhëheqës artistik i tij.
Me hapjen e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, në janar të vitit 1962, jam emëruar pedagog në klasën e specialitetit të kompozimit e teorisë. Në vitet 1965-1966 jam emëruar udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit, duke mbajtur veprimtari pedagogjike pranë
Konservatorit dhe me krijimin e Institutit të Lartë të Arteve në shtator të vitit 1966, jam emëruar kryetar (Dekan) i degës së muzikës, duke mbajtur gjithashtu dhe përgjegjësinë e shefit të katedrës së teorisë, si dhe të dirigjimit. Në vitin 1972 kam dalë në profesion të lirë. Në vitin 1973 jam emëruar rishtazi udhëheqës artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit deri në vitin 1979. Në këtë vit kam ushtruar profesionin e lirë deri në vitin 1990, vit në të cilin kam
dalë në pension. Në janarin e vitit 1993, me riorganizimin e Akademisë së Arteve jam kthyer si pedagog pranë degës së muzikës në Akademinë e Arteve, duke dhënë mësim në specialitetet e kompozimit dhe muzikologjisë. Gjatë tërë veprimtarisë sime si krijues, që nga
hapja e Konservatorit në vitin 1962, nuk jam shkëputur asnjëherë nga procesi pedagogjik, duke mbajtur normë të plotë pedagogjike në specialitetin e kompozimit dhe teorisë. Nga klasa ime kanë dalë kompozitorë, që kanë dhënë dhe po japin një ndihmesë të madhe në
zhvillimin e muzikës sonë kombëtare, ndër të cilët mund të përmenden kompozitorët: Tonin Harapi, Kozma Laro, Limoz Dizdari, Gjon Kapedani, Agim Krajka, Shpëtim Kushta, Kujtim
Laro, Thoma Gaqi, Aleksandër Peçi, Josif Minga, Haxhi Dalipi, Pirro Koka, Aleksandër Gashi, Binak Elezi, Gjon Shllaku, David Tukiçi, Isak Shehu, Selim Ishmaku, Ardian Daja, Ardit Gjebrea,
Qezar Alia, Shpëtim Saraçi, Markelian Kapidani. Kanë kryer studimet në specialitetin e muzikologjisë Ferial Daja, Pirro Miso, Violeta Strakosha, Klara Kilica, Dorian Nini, Doreida Xhaferri. Kanë studiuar në klasën time: Aleksandër Çefa, Spiro Kalemi, gjithashtu edhe Feim Ibrahimi, Gjon Simoni, në specialitetin e polifonisë. Si krijues kam shkruar pothuajse në të
gjitha gjinitë e muzikës simfonike, koncertale, skenike, muzikës së dhomës, vokale e instrumentale, vepra që kanë gjetur përdorimin e gjerë në planet mësimore të Akademisë së Arteve e shkollave të mesme të muzikës. Kam përpunuar për solist, kor , orkestër mbi 120
këngë popullore. Në fushën e muzikës skenike të koreografisë kam shkruar katër balete: “Delina” (1964), “Shqiponja sypatrembur” (1972) balet për fëmijë, “Lumi i vdekur” (1982), “Vajza e qytetit të gurtë” (1990)