Senida Mesi i shmanget Voltana Ademit si “djalli temjanit”

Zevendeskryeministrja Senida Mesi ka qene sot per te inspektuar zonat e permbytura ne Bashkine e Shkodres.

Ne rrugen e Velipojes, ne hyrje te fshatit

Trush Mesi eshte perballur ne distance me kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila po takohej me banoret e aty.

Ndersa zevendesministri i Mbrojtjes Petro Koci dhe prefekti Çesk Millja kane ndaluar dhe jane takuar me Ademin,

Mesi ka vijuar rrugen, pasi mesa duket nuk ka preferuar te perballet me banoret e Trushit.

Keta te fundit, te revoltuar “kane vene perpara” Kocin dhe Milljen, te cilet kane hipur ne makina dhe i jane bashkuar eskortes se Mesit.

Pak me tutje, ne vendin e quajtur “kthesa e Dajcit”, Mesi eshte ndalur dhe ka dhene nje interviste per mediat.

Pak minuta me pas, ne “kthesen e Dajcit” eshte futur makina e kryebashkiakes Ademi qe ka vijuar inspektimin drejt zonave te permbytura ne Dajc.

Te gjitha keto skena kane ndodhur ne pranine e mediave vendore te pranishme ne terren.

Nuk eshte e qarte se pse Mesi ka evituar takimin me

Ademin dhe qytetaret, por shprehja me e pershtatshme eshte i shmanget kryebashkiakes si “djalli temjanit”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME