Silvio Berluskoni është një figurë e njohur jo vetëm e politikës italiane të këtyre viteve të fundit, por më së shumti, si figurë sportive.
Drejtimi për shumë vite i klubit të njohur “Milan” e ka bërë mjaft të njohur në mbarë botën.
Por interesant
është fakti se vite më parë, pikërisht më 1992, ai ka uruar me një letër të posaçme ekipin e futbollit të Vllaznisë për titullin kampion të fituar.
Ajo është botuar në faqet e gazetës “Sporti” të datës 30 tetor 1992 dhe pat bërë jo pak jehonë.
Berlusconi iu pat përgjigjur një letre që Skënder Fusha, presidenti i Komitetit Olimpik të Shkodrës në atë kohë i pat dërguar presidentit të
Milanit për ta uruar për titullin kampion të fituar atë vit.
Dhe ai ia ktheu me të njëjtën resto. Më poshtë keni letrën e plotë që numri 1 i klubit të njohur italin i pat drejtuar shkodranëve:
“Zotit Skënder Fusha, President i Komitetit Olimpik, Shkodër, Shqipëri.
I nderuar zoti president, Ju falenderoj për letrën e bukur që më keni dërguar ditët e fundit nëpërmjet zotit Mark
Berisha si dhe për urimet për “Milanin”- kampion i Italisë. Po kaq ju uroj edhe unë për “Vllazninë”- kampione të Shqipërisë.
E di mirë se çka janë vështirësitë e kushteve aktuale të popullit shqiptar dhe sa i vuan këto edhe sporti shqiptar.
Por me fitimin e lirisë gjithçka shumë shpejt do të përmirësohet nëse do të ketë vullnet dhe shpirt optimizmi, siç e uroj me gjithë zemër.
Besoj edhe unë ashtu si ju për një zhvillim të lidhjeve midis “Milanit” dhe “Vllaznisë” për ma tepër midis
Shqipërisë dhe Italisë, jam i sigurtë që e ardhmja do të na krijojë më tepër raste takimesh dhe bashkëpunimi.
Me përshëndetjet më të përzemërta.
Silvio Berlusconi
Milano, 14 tetor 1992