Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët.
Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore, “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”.
Shumë letra, fakte e dokumentacione kanë dëshmuar për misionin sekret anglez në Shqipëri, por ende vazhdon të tërheqin dëshmitë e reja, të panjohura, siç është dhe rasti i rrëfimit të fratit Paulin Margjonaj me letërkëmbimin që ka pasur me Mustafa Krujës, të dy në mërgim.
Letrat e mëposhtme janë një debat më rëndësi historike në lidhje me marrëdhënien jugosllave shqiptare, prej 1938-1949, për të cilën në Perëndim është shkruar si duket, por që shfaqen tendencioze të dhënat.
Kështu të paktën është shprehur Kruja në letrën me fratin pukjan, kur ky në anë të tij nuk rresht së sjelli të dhëna si kjo e Inteligjencës britanike, prej së cilës marrim informacionin se baza e organizimit kanë qenë bajrakët e Veriut.
Bëhet fjalë edhe për një rast konkret, se si për 40 vite këto misione sekrete kanë mbajtur bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, duke u dhënë shpërblime të përjetshme për shërbimin.
***
“Graz, me 26 Kallnduer 1952
Shum i dashtuni mik,
Letren e dashtun e shum t’interesantshme tande e mora dje e të falem nderës per së fortit. E kam lexue vetem nji herë njeket leter, prandej per tash nuk po due me lypë skjarime tjera per çashtje të traktueme në ket leter kaq të gjatë e të randsishme – në vend qi me e thirrë
leter kte e dý të perparshmet, kishte me u dashtë të thirreshin traktate – , vetem nder kto dý pika:
1) A dini ndoj gja mâ gjatë per ket Eshref Frasherin, kaq njeri i zoti, sa me krijue nji gjendje në Shqypní, qi me pasë pasoja aq të randa per kohen e ardhshme?
Me të diftue të drejten, ket Kongresin e Lushnjes vetë e kam mbajtë perherë si gjâ fort të randsishme në pikpamjen kombtare, sa qi çuditem qi ket kongres e kanë drejtue e gatue Toskët e jo Gegët.
Se si mandej, prej ktij kongresi kanë mujtë me rrjedhë gjith kto të kqija, âsht nji gjâ qi nuk mundet me u kuptue ashtu pá tjeter. Por ndoshta, kúr t’a lexoj e t’a studjoj mâ gjatë letren
– traktatin deshta të tham! – tanden mâ me vemende e kujdes, ndoshta po tham, kam me mujtë me kuptue ndoj send mâ teper.
2) Më permendë punen e atij hinglizit t’Intelligence service. A mundeni me më kallxue mâ gjatë mbi rolin qi kanë lujtë hinglizt e informacjonit sekret në Shqypní? Në librin “Il sangue
tradito – relazioni jugoslavo-albanesi 1938-1949” (Gjaku i tradhtuem – marredhaniet shqiptaro-jugosllave – 1938-1949)” , flitet shpesh herë e kritikohet fort vepra e ktyne hinglizve në Shqypnín t’onë.
Nder sá tjera, thohen në faqe 108 njekto fjalë: “Molti alfieri (portabandiera) – dell’Albania Settentrionale, di Ljuma, Krasnic, Bitic, Mate, Gornji, Debar, lavoravano già di generazione in generazione per l’Intelligence Service.
Così per esempio, nella famiglia di Hagi Ljesi c’è un vecchio il quale, per servigi resi al servizio informativo brittanico quaranta e più anni fa riceveva continuamente ogni sabato un montone ed alcune monete d’oro, il che gli perveniva regolarmente per anni, e perfino durante questa
guerra”(“Shumë bajraktarë të Veriut (Luma, Krasniqja, Bytyçi, Mati, Gornji, Dibra) punojshin brez mbas brezi me Intelligence Service.
(Zbulimi sekret anglez). Kështu, për shembull, në familjen e Haxhi Lleshit, âsht nji plak i cili, si shpërblim për shërbimet qi i kishte bâ, dyzet vjet mâ pare, shërbimit informativ britanik, merrte çdo të shtunë nji dash e disa napolona qi i vijshin rregulisht prej vitesh, madje edhe gjatë ksaj lufte.” ).
Shka thoni ju? – Per mâ teper dishroj me dijtë:
3) Rolin e Luigj Gurakuqit sidomos në relacjon me proklamacjonin e vetqeverimit në Vlonë 1912. Dikund kam lexue se Luigji thirret “Sekretari i 1912-s”. A âsht kenë Luigji sekretar i Ismajl Qemalit a si âsht per t’u kuptue kjo punë?
A âsht mandej e vertetë se Luigj Gurakuqi âsht kenë si kshilltár apor si sekretár pranë Ded Gjo’ Lulit në lëvizjen e Malcís së Madhe? Per Luigjin kishe me dashtë me dijtë shum, sidomos per sa i perket politikës së jashtme shqyptare.
Rolin e tij në kohen e opozitës e të popullores ndoshta shkon teper gjatë me e kallxue tash. Me gjithkta vrasen e tij nuk e kuptoj mirë. Në nji numer të “Hyllit të Dritës”, Marc 1944, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Beg Currit, flitet per dekë të tij e kurrkund nuk del kjartë në shesh se kush e shtini Baltjon Stambollen me e vrá të shuemin Luigj.
Thohet se kvestura e Barit ndaloi me bâ funeral të madhnueshem neper gjytet të Barit e lejoj vetem ate nder vorre. Flitet mandej gjatë per padrejtsí të gjygjit të Tranit etj. Njeri qi lexon
ket artikull, mendon se Luigjin e kanë vrá Italjant e kurrkush tjeter nuk ka pasë gisht në ket vrasë.
4) N’ Illyrisch-albanische Forschungen, blê II, faqe 232 lexohen njekto fjalë: “Nur im Süden bei den Tosken, die im Vergleich zum Norden viel fortgeschrittener waren, konnte man seit langem unter den mohammedanischen Beys die Anfänge einer keimenden national-albanischen Idee konstatieren.
Die mohammedanischen Tosken bekennen sich jedoch fast ausscaließlich zu der religiösen Sekte der Bektaschi, die eine liberalere Weltanschaug vertritt, und z. B. eine Regelung der sozialen Verhältnisse durca die Religion nicht anerkennt. Vort mind konnte sich ein Nationalbewußt-sein allmählich bilden, dort sind auch die ersten von den Tosken selbst erhaltenen albanischen Schulen entstanden.
Im übrigen Albanien standen die Mohammedaner mit wenigen Ausnahmen der albanischen Nationalidee gleichgiltig, wenn nicht gar-wie jene Skutaris-direkt feindlich gegenüber (Vetëm në Jugë te Toskët, të cilët në krahasim me Veriun ishin shumë më të zhvilluar, mund të vëreheshin prej kohësh nën bejlerët muhamedanë fillimet e një ideje t’ardhëshme kombëtare-shqiptare. Megjithatë, Toskët muhamedanë i përkisnin kryesisht sektit të Bektashijvet, i cili përfaqësonte një botkuptim liberal, dhe p.sh. nuk njihte një rregullim të marredhënieve sociale nëpërmjet fesë.
Aty dalngadalë mundi të formohej një ndërgjegje kombëtare, aty kishin lindur dhe shkollat e para shqipe të mbajtura nga vetë Toskët. Në pjesën tjetër të Shqipërisë, me pak përjashtime si disa në Shkodër, muhamedanët ishin indiferentë përkundrejt idesë kombëtare.”)”.
Shka thoni ju mbi ket pikë? Sidomos mbi fjalët e nenvizueme prej meje nuk kam aspak haber se shka don me thânë ky Zotní Karl Thopija, qi i shkruen. (Në kllapë: a âsht ky Karl Thopija ktu nji pseudonim a por nji personë e vertetë?).
Në librin e Richard Busch-Zantner, të cilin vetë shpesh herë ta kam çitue, lexohen kto fjalë mbi Bektashizmen në faqe 40-41:
“Die zweite islamische Glaubensgemeinschaft ist der Bektaschismus, eine aus einem Derwischerorden heraus entwickelte pantheistische Sekte.
Als Derwischerorden war der Bektaschismus zunächst in Klein-asien zu Hause, hat dann aber wahrscheinlich durch die enge Verbindung seines Begründers Beltash zu den Janitscharen, deren sozusagen “erster Feldpropst” der war, auf Europa übergegriffen, und tatsächlich liegt
auch Bektash in einer Moschee der Istanbuler Verstadt Beshiktash auf rumelischer Seite
bestattet-Seit etwa 1530 ist der Orden in Albanien nachweisbar, wo er in der Folgezeit namentlich in der Schicht der Feudalität eine große Anghängerschaft erworben hat, die ihn
nicht nur materiell unterstützte, sondern auch überallhin, wo es albanische Feudalherren gab, verbreitete.
In Aliculi, einem kleinen, von meist albanischen Großgrundbesitzern bewohnten Nest Thessaliens, gab es zum Beispiel schon im 18. Jahrhundert ein berähmtes Kloster des Ordens, und daß Derwische, vor allem die Bektaschi-Derwische, am Hofe Ali Paschas zu Janina um dier wende des 18.
Jahrhunders unbeschränkten Zugang genossen, ist bekannt. Noch heute ist das Derwischerwesen in Albanien ziemlich lebendig; namentlich im Frühjahr, von dem Einbruch der großeb Sommerhitze, kann man die Mönche überall auf Vanderschaft sehen.
Diese intimen Beziehungen nur konservativen Agrarfeudalität und nicht zuletzt die traditionellen Beziehungen zu den Janitscharen veranlaßten Sultan Mahmud II., 1826 den orden aufzuheben und blutig zu unterdrücken, ohne ihn ober ausrotten zu können.
Sowohl in Kleinasien, in Ägypten- das dortige Königshaus ist albanischer Herkunft-wie in der Umgebung Istanbuls erhielt er sich fort. Sein Hauptverbreitunsgebiet wurde aber Albanien mit dem Mittelpunkt Kruja, wo er seit dem 16. Jahrhundert nachweisbar ist.
Politisch trat er im neuen Albanien bereits 1920 in Erscheinung, als in den Regentschaftsrat erstmals auchtein offizieller Vertreter des Bektaschismus beufen wurde. Nachdem schon 1928 eihe auch rechtliche Verselbständigung der Glaubensgemeinschaft erötert wurde, ward
sie 1932 endlich vollzogen. Die Anhängerschaft mag sich auf etwa 100. 000 menschen belaufen.
Në nji vend tjeter po të njajtit auktor thohet: “Akif Pascha Elbassani, ein enger Mitarbeiter Achmed Zogus während der Elbassaner Tage 1916 und vorher schon ergehener Anhänger
des Prinzen zu Wied, vertrat den Bektaschismus im Regentschaftsrat nämlich (“Bashkësia e dytë islame është Bektashizmi, një sekt panteistik, i dalë nga një urdhër dervishësh.
Si urdhër dervishësh, Bektashizmi e kishte origjinën në Azinë e Vogël por më pas, ndoshta nëpërmjet një lidhjeje të ngushtë të themeluesit të tij, Bektashit, me Jeniçerët, i të cilëve ai ishte kleriku i pare, kaloi n’Evropë.
Në të vërtetë Bektashi ndodhet i varrosur në një xhamí në pjesën evropiane të një lagjeje periferike të Stambollit. Prania e Urdhërit në Shqipëri dokumentohet që nga viti 1530. Me kalimin e kohës fitoi shumë simpatizantë ndër rradhët e feudalëve, të cilët nuk e mbshtetën
vetëm financiarisht, por e ndihmuan të përhapej kudo kishte feudalë shqiptarë.
Në Aliculi, një vend i vogël në Thesalí, i banuar kryesisht nga pronarë shqiptarë tokash, psh., që në shek.XVIII kishte një manastir të Urdhërit, dhe është fakt i njohur që dervishët, mbi të
gjithë dervishët bektashinj, në kapërcyell të shek. XVIII gëzonin hyrje të lirë n’oborrin e Ali Pashë Tepelenës.
Ende sot jeta e dervishëve në Shqipëri është e gjallë (aktive) ; përkatësisht në pranverë, para ardhjes së nxehtësisë së madhe të verës, mund të shikohen kudo murgjër në shtegtim.
Kjo marredhënie intime me feudalët agrarë dhe jo më pak marredhënia me jeniçerët e shtynë Sulltan Mahmudin II më 1826 t’a shfuqizonte dhe t’a shtypte në mënyrë të përgjakshme urdhërin, por pa arritur t’a shfaroste përfundimisht.
Si në Azinë e Vogël, n’Egjypt – ku shtëpia e atyshme mbretërore është me origjinë shqiptare – ashtu dhe në rrethinat e Stambollit, urdhëri vazhdoi të ekzistonte. Zona kryesore e përhapjes së tij ishte Shqipëria me qendrën në Krujë, ku dëshmohet të ketë ekzistuar që prej shek. XVI.
Politikisht ai u shfaq në Shqipëri më 1920, në Këshillin e Regjencës për herë të parë u shfaq zyrtarisht një përfaqësues i Bektashizmit. Pasi që më 1928 u diskutua dhe shpallja e pavarësisë së bashkësisë fetare, kjo u përfundua më 1932.
Numuri i simpatizantëve të tij mund të shkojë tek 100000 vetët. Aqif Pashë Elbasani, një bashkëpuntor i ngushtë i Ahmet Zogut gjatë ditëve të Elbasanit më 1916 dhe më parë
simpatizant i Princ Vidit, në Këshillin e Regjencës përfaqësonte përkatësisht Bektashizmin.) (“Bashkësia e dytë islame është Bektashizmi, një sekt panteistik, i dalë nga një urdhër dervishësh.
Si urdhër dervishësh, Bektashizmi e kishte origjinën në Azinë e Vogël por më pas, ndoshta nëpërmjet një lidhjeje të ngushtë të themeluesit të tij, Bektashit, me Jeniçerët, i të cilëve ai ishte kleriku i pare, kaloi n’Evropë.
Në të vërtetë Bektashi ndodhet i varrosur në një xhamí në pjesën evropiane të një lagjeje periferike të Stambollit. Prania e Urdhërit në Shqipëri dokumentohet që nga viti 1530.
Me kalimin e kohës fitoi shumë simpatizantë ndër rradhët e feudalëve, të cilët nuk e mbshtetën vetëm financiarisht, por e ndihmuan të përhapej kudo kishte feudalë shqiptarë.
Në Aliculi, një vend i vogël në Thesalí, i banuar kryesisht nga pronarë shqiptarë tokash, psh., që në shek.XVIII kishte një manastir të Urdhërit, dhe është fakt i njohur që dervishët, mbi të gjithë dervishët bektashinj, në kapërcyell të shek. XVIII gëzonin hyrje të lirë n’oborrin e Ali Pashë Tepelenës.
Ende sot jeta e dervishëve në Shqipëri është e gjallë (aktive) ; përkatësisht në pranverë, para ardhjes së nxehtësisë së madhe të verës, mund të shikohen kudo murgjër në shtegtim.
Kjo marredhënie intime me feudalët agrarë dhe jo më pak marredhënia me jeniçerët e shtynë Sulltan Mahmudin II më 1826 t’a shfuqizonte dhe t’a shtypte në mënyrë të
përgjakshme urdhërin, por pa arritur t’a shfaroste përfundimisht.
Si në Azinë e Vogël, n’Egjypt – ku shtëpia e atyshme mbretërore është me origjinë shqiptare
– ashtu dhe në rrethinat e Stambollit, urdhëri vazhdoi të ekzistonte. Zona kryesore e përhapjes së tij ishte Shqipëria me qendrën në Krujë, ku dëshmohet të ketë ekzistuar që prej shek. XVI.
Politikisht ai u shfaq në Shqipëri më 1920, në Këshillin e Regjencës për herë të parë u shfaq zyrtarisht një përfaqësues i Bektashizmit. Pasi që më 1928 u diskutua dhe shpallja e pavarësisë së bashkësisë fetare, kjo u përfundua më 1932.
Numuri i simpatizantëve të tij mund të shkojë tek 100000 vetët. Aqif Pashë Elbasani, një bashkëpuntor i ngushtë i Ahmet Zogut gjatë ditëve të Elbasanit më 1916 dhe më parë
simpatizant i Princ Vidit, në Këshillin e Regjencës përfaqësonte përkatësisht Bektashizmin.).
A âsht edhe Ahmet Zogu Bektashi?
5) Dishroj me dijtë se deri ku kanë veprue komunistat Shqyptarë indipendent prej komunistave të Titos; flas per kohen deri qi Tito u prish me Mosken, d.m.th deri në veren 1948. Mizorít e bame në Shqypní a do t’u ngarkohen mâ fort komunistave jugoslav apor atyne të Shqypnís?
A thue lista e Shqyptarve për t’u mbytë âsht gatue në Belgrad, apor komunistat shqyptarë vetë kanë punue pavarsisht nemosè per shka u perket mizorive. Më kande me dijtë taman
kush e ka pergjegjsín e madhe morale per kto mizorí.
A i kanë në shpirtë e ndergjegje të veten ata të Belgradit apor ata të Enver Hoxhës jetët e njerzve mâ me randësí të Shqypnís të kputuna prej ktyne mizorve?
Po e kpus letren, mbasi po mbaron, tue të diftue se i kam shkrue Mbretit qysh me 31 dhetuer, tue i thânë se tash tre muej Mustafa Kruja pret pergjegje prej Madhnís së Tij per të
nenshkruemin. Kurrnji fjalë mâ teper, perveç shndeteve e nderimeve mâ të kthellta.
Per sot njiherë Tý po të dergoj shndet e daulet.
Miku i Yt
P.P. Margjokaj O.F.M.
S. – Para nja dy muejsh âsht shtypë në Innsbruck, Tyrolia Verlag, njëky liber: Hans Kramer (Profesor i historís moderne n’ univers. t’ Innsbruckut), “Die Großmächte und die Weltpolitik 1789 bis 1945.” Âsht nji blê i madh mâ se 800 faqesh, mjaft i interesantshem.
M’a ka dhânë nji student i universitetit qi banon ktu në kuvend me mue, e edhe profesori i historís moderne ktu në Graz e ka levdue. Ndoshta t’intereson me e pasë apor ndoshta e intereson edhe Mbretin ky liber, qi kushton 160 Schillinga Austrijet.
Ramleh (Aleksandrí), 21. II. 1952
I dashuni mik,
Po t’u përgjigjem me sa mundem pyetjeve të letrës me 26 të mojit të kaluem.
Për Eshref Frashërin. veç sa të kam shkrue deri tash, nuk dij tjetër me themel. Mundem me shtue edhe nji gjâ të vetme: kur në 1923 Ahmet Zogu mbërrîni me shkatërrue Klikën përmbrênda Eshrefi mbet me tê, por edhe ndër sŷ të tij e kishte humbun tashmâ çdo rândsí politike, kishte dekun.
Un s’dij me sigurí kurrfarë hollsinash mbi shërbimin informativ ingliz në Shqipní. Sa për Il sangue tradito, ai libër t’a merr edhe tý mêndja qi âsht fund e krye tendencjoz.
Mbi Luigj Gurakuqin âsht shkrue mjaft, relativisht, e ndër tjera, shkrime gazetash e rivistash, ka edhe nji bijografí të shkurtën, nji librec, të Gjon Kamsit. Për ato pika specifike qi më pyet ti po të përgjigjem me aqë sa dij.
Me sa dij unë me të ndieme, por gati me sigurí, në kryengritjan e madhe të malsorve të Mbishkodrës, Luigji ka qênë në Cetinë bashkë me Ismail Kemalin edhe 12 pikat e librit të kuq për autonomín e Shqipnís qi u lypshin atëherë n’emën të kryengritësvet, ata i kanë përpilue.
Luigji ka qênë njohun me Ismail Kemalin përjashta, ku ishin të dy t’arratisun. Bashkë patën zdrypun edhe në 1912 në Durrës ku u përgatit mbledhja e kuvêndit të Vlonës. Sekretar i këtij kuvêndi, ku un pata shkue si delegat i Krujës bashkë me ta, ka qênë Luigji. Pjesa shqipe e
shpalljes së pamvarsís âsht shkrim i tij e tyrqishtja e dorës s’Ismailit.
Luigji ka pasë qênë shoq i këtij të fundit e si dora e djathtë e tij, jo sekretar me rrogë. Âsht interesant nji anekdot, qi s’âsht shkrue ndonji herë. Ishim disa vetë në zyrën e kryetarit: ditt e para qi qe shpallë pamvarsija.
Nuk mbaj mend si u ashpruen fjalët ndërmjet Gurakuqit e Xhemil Be Vlorës (Kuvêndi ka qênë mbledhun në shtëpí të këtij të fundit e atje ishte ende edhe zyra, a, mâ drejtë me thânë,
salloni ku pritte plaku.) Xhemili e buer ekvilibrin e, si ishin mësue bejlerët me të krishtenët e Jugës në kohën e Tyrqís, lëshoi nji fjalë të rândë kundrejt Shkodranit, i tha “ushak”, tyrqisht, qi don me thânë shërbtuer, laquet. Shkrepte në lidhnít qi kishte Gurakuqi me Ismailin. Gurakuqi u çue si rrufeja e i mbet me nji paravesh turîjve.
Tjerët e kapën beun e e çuen në harem, te grát e s’u bâ mâ kurrfarë reakcjoni. Luigji s’e hiqte n’ato kohna të turbullta kurrë alltijen nga brezi, e ruejna Zot pat me u bâmë nami. Mâ vonë i pajtoi Plaku. Ky, me gjithë qi Xhemilin e kishte nip, donte e çëmonte njiqind herë mâ fort Luigjin.
Gurakuqi qe zgjedhun prej kuvêndit ministër i arsimit. Sekretar i kryesís së këshillit ministruer, për nja tre muej e mâ tepër, s’e mbaj mênd mirë, kam qênë un.
Për sa i përket ideve të Gurakuqit mbi politikën e jashtme të Shqipnís, në dish gjâ për mue, s’ke nevojë me pyetun mâ gjatë : un jam nxânës i tij.
Vetem se ai s’e ka pasun guximin t’em, tutej tepër, i shueti, prej demagogvet e gojkëqijvet. Faik Konica, qi s’mund t’a shihte me sŷ – se edhe këtij i a ka pasë futun nji shkop (ishte moda me bartun zotnít shkopij aso kohe) në nji mbledhje në hotelin Kosova të Durrsit, ku
ishem edhe un, nën Princ Wiedin – e qi dinte me i a gjetun gjithkuj nji ofiq, i a ka pasë ngjitun “miku i gjithkuj”, shi për nj’atë temperament qi kishte për mos me i a prishun qejfin askuj.
Në parlament ka qênë nji ndër liedert mâ të shquemit t’opozitës.
Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qênë kundrështar deri qi nuk qe vêndosun, ka luftue si luâ për t’a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen mâ vonë njâna mbas tjetrës. Por, mjerisht, mbandej, kur s’i eci mâ fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin.
Në vrasën e tij s’ka pasun kurrgjâ të misterët e prandej âsht kot qi të më pyetsh mue. Un kaq po të them: qi Luigj Gurakuqi âsht bâmë flí e panjohjes së shpirtit të pastër, të patrijotizmës së kulluet e të ideve politike të vërteta të tija. T’i kishin qênë njohun e dijtun këto të gjitha, ashtu si i kishte me të vërtetë, Luigji s’ishte vramë.
Tý ndoshta këto fjalë të mija kanë me t’u dukun sibiline e s’ke me i kuptue mirë ; por s’ka gjâ, shënoi vetëm si nji gjykim historik, e dikur ke me i kuptue. S’e kam këndue shkrimin e
Hyllit të Dritës, por puna s’âsht ashtu si e paske nxjerrë ti prej atij shkrimi.
Italjanët s’e vranë Gurakuqin, por spekuluen mbi gjakun e tij : gjyq’i Tranit ka qênë nji shkandull e nji njollë qi s’i hiqet kurrë gjyqsís fashiste.
Asaj pjesës qi paske kopjue prej veprës Illyrisch-albanische Forscungen, të më falësh se nuk do t’i përgjigjem. E po të lutem, si për sa ka mbrênda ajo, ashtu edhe për tjera, me më bâmë kurdoherë pyetje të caktueme. Edhe dije qi fjalor’i im gjermanisht âsht tepër i vorfën, aqë sa s’ka frazë pa ndonji fjalë qi nuk e kuptoj, në çdo tekst qi marr me këndue.
Prandej tekstet gjermanishte mbi të cilat don me më pyetun, dërgomi të përkthyeme shqip. Gramatikën e dij mjaft mirë e prandej, me ndihmën e fjalorit, kam mbërrîmë me përkthye krejt pjesën historike të vëllimit të parë të veprës qi paske ti. Un s’e kam, por e pata marrë hua.
Po ti si s’priton, bre burrë, me i shtimë vetes kujdes se kush i ka mâ tepër në shpirt e kush do t’i lajë mâ shtrêjt n’atë jetë apo në këtê gjakun e të pafajshëmve shqiptarë e gjithë të zezat e bâme në Shqipní, a Slavët qi kanë dhânë drejtimet apo Shqiptarët qi i kanë zbatue në detaje?
Ajo historija qi qênka botue tash vonë në Graz po m’intereson fort. Por kallzomë mâ par’ e mâ dalë se sa bâjnë 160 shilingat me pare qi njohim të dy: p.sh. me lireta, fr. Zvicre a dollarë. Mbrapa shikoj xhepin e përpiqem, për n’i paça paret, me gjetun mënyrën se si me i çue.
Tjetërkush s’âsht i marrë si ti e si un me shpenzue të holla për libra.
Me shumë shëndet e miqsí