KESHTU është fatura për taksën…thjesht sepse kalon në Rrugën e Kombit!

Sistemi për taksimin e automjeteve që kalojnë në Rrugën e Kombit, ka nisur të testohet gjatë ditës së sotme.

Një nga personat që ka paguar këtë pasdite, tarifën është edhe deputetja e

Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Albana Vokshi.

Ajo ka postuar në facebook, faturën e taksës. Deputetja ka paguar 5 Euro, ose 6500 lekë të vjetër.

“Fatura e taksës së Rrugës së Kombit! 6500 lekë kush do të kalojë në rrugën e Kombit…

Po ata që marrin ndihmë ekonomike si do e përballojnë???

Po 30 mijë familjet qe u hoqën nga ndihma ekonomike?? Apo këta s duhet te dalin nga shtëpia….

Taksa e Rrugës së Kombit,

Taksë Antikombëtare”, shkruan deputetja në rrjetin social Faebook.

Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit ishte parashikuar që në vitin 2016, ndërsa nga dita e sotme, ka nisur testimi i sistemit.

Pas dy javësh pritet që të vihet në zbatim edhe pagesa. Tarifat do të fillojnë nga 2.5 euro deri në 22.5 euro për çdo kalim.

Ndërsa, pas 6 muajsh, koncensionari, duke parë edhe shpeshtinë e lëvizjeve të automjeteve do të hartojë politika të reja. Pagesa e taksës do të bëhet si për personat që kaliojnë nga Rruga e Kombit për në Kosovë, ashtu edhe ata që vijnë për në Shqipëri.

Pra për një udhëtim vajtje-ardhje, do të bëhen të dyja pagesat. Sistemi i pagesës së taksës është ngritur në një shesh me dy kahe në afërsi të tunelit të Thirrës.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, koncensionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksa e rrugës.

“Objektivi kryesor i këtij projekti Koncesion/PPP i punimeve dhe shërbimeve është përmirësimi i Autostradës dhe shfrytëzimi dhe mirëmbajtja efikase e saj. Koncesionari do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë Autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjeçare të koncesionit.

Taksa e rrugës karakterizohet dhe taksohet sipas përllogaritjes se klauzolës se kontratës se koncesionit, në varësi të klasës së automjetit në bazë të klasifikimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e ministrisë drejtuar nga Damian Gjiknuri.

Taksimi:

Klasa 1 motorr | 2.5 Euro

Klasa 2 veturë | 5 Euro

Klasa 3 autobus & kamioncine | 11.2 Euro

Klasa 4 kamion i mesëm | 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë | 22.5 euro

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME