Skandali/ Të vdekurit firmosin para noterit për të shitur pronat

Fiks Fare denoncoi një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, rezultojnë në dokumente se kanë “firmosur” për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Kontratat janë përpiluar në një zyrë noterie në qytetin e Koplikut, madje, përkrah emrave të personave të vdekur, janë për çudi edhe firmat e tyre.

Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një denoncim nga zonja Millojka Brajoviq, e cila denoncon se disa pjesëtarë të familjes së saj, megjithëse kanë ndërruar jetë, kanë firmosur për të shitur një pronë.

“Në 23 shkurt 2004, disa pjesëtarë të familjes tim nga babai, Brajoviq, bëjnë një akt noterial te noteri në Koplik, Sabri Kurtaj. Firmosin disa persona, për të shitur një sipërfaqe prej 10 dynymësh toke vëllait të tyre, po në fshatin Vrakë, buzë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Mes personave që firmosen ishte edhe Roza Brajoviq, nëna ime, Gjurgje Brajoviq (Stajkiç),

motra ime dhe Gojko Stajkiç nipi im” thotë Millojka. Sipas saj, nëna e saj ka ndërruar jetë në vitin 2008, ndërsa motra, në shkurt të vitit 2004, 10 ditë para se të firmoste te noteri Sabri Kurtaj.

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në zyrat e gjendjes civile në Shkodër dhe Malësi e Madhe, ku morën certifikatat e vdekjes së këtyre personave. Sipas certifikatave, Roza Brajoviq ka vdekur ne vitin 1998, ndërsa Gjurgje Brajoviq në datë 14 shkurt 2004. Më pas, gazetarët

shkojnë te varrezat e fshatit Vrakë, ku prehen të ndjerat. Rezultoi se Roza, Gjurgje dhe Gojko kishin ndërruar jetë para datës 23 shkurt 2004, ku figuronin se kishin “firmosur” te noteri. Madje, në një nga aktet noteriale, rezulton se Gojko Stajkiq, i cili, megjithëse i vdekur,

ka firmosur më 22 shkurt 2004, duke autorizuar nënën e tij po të vdekur, për të shitur tokën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME