Edhe pse 2 ditet e fundit ka pasur renie te nivelit te ujit, situata e permbytjeve ne qarkun e Shkodres vijon te jete problematike.
Jane rreth 3670 ha toke e permbytur ne disa njesi administrative,
por fshati i cili eshte me i prekur nga keto permbytje vijon te jete Oboti.
Prej 4 javesh ne kete fshat komunikohet vetem me varka edhe pse pasditen e së
martës automjetet e larta të ushtrisë kanë mundur të hyjnë në Obot.
Ndërsa mëngjesin e së mërkurës ka qenë e pamundur.
Niveli i ujit gjatë natës është rritur të paktën me 10 cm duke rikthyer varkat perseri.