Sistemi që po mbyt Shqipërinë – nga Marin Mema

Nga: Marin Mema

Reforma në drejtësi ende nuk ka filluar e nuk dihet nëse do të fillojë ndonjëherë seriozisht, por edhe kaq ka mjaftuar për të kuptuar se në këtë vend ata që duan ta realizojnë seriozisht janë shumë pak.

Një pjesë e mirë e politikës shqiptare është e zhytur në të njëjtën vorbull që e lidh me fije nën e mbi tokë me intersat e një sistemi të kalbur e thellësisht të korruptuar.

Gjyqtarë të nginjur, prokurorë të fryrë, politikanë në shumicë të dendur, ky është realiteti që ofron sot Shqipëria.

Thuajse të gjithë kanë shuma të pajustifikuara, e po të gjithë janë pjesë e një qarku dhuratash e kalimesh të çuditshme të pasurive të paluajtshme. Mjafton të shikosh kontot e tyre bankare për të kuptuar sesa padrejtësi ka prodhuar drejtësia shqiptare.

E kjo nuk lidhet thjesht me korrupsionin sepse vendimet e shumë prej tyre, kërkesat, mbulimi i fakteve, manipulimi i tyre, deformimi e shumë elementë të tjerë janë mallkimi që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në këto 28 vite.

Mjafton të rendisësh të vrarët për çeshtjen e pronave për të dalë në përfundimin se këtu kemi të bëjme jo thjesht me një sistem të korruptuar,

por thellësisht të kriminalizuar. Kështu ka ndodhur me të masakruarit në

Gërdec, me ata në 21 janar, me njerëz të pafajshëm që janë vrarë nga kriminelët e liruar nga drejtësia e xhepave të thellë.

Prokurorët kundrojnë, ikin e vijnë, e shpesh qahen edhe më shumë se njerëzit e thjeshtë, edhe pse si për magji kanë hyrë me të ardhura minimale në sistem dhe dalin prej tij si milionerë të sprovuar.

Asnjë abuzim nuk është hetuar siç duhet, asnjë politikan i nivelit të lartë nuk është përgjigjur para drejtësisë edhe pse abuzimet me fondet publike kanë qenë gjithmonë në nivele marramendëse.

Këtu gjithçka mbyllet me akuza e kundërakuza,

konferenca denoncuese për shtyp që nuk sjellin kurrë asgjë të re. Pas hekurave përfundojnë fakirë që rilidhin dritat, në rrugë trimëria tregohet me të moshuar që shesin paketa apo mbledhin kanaçe,

por askush nuk guxon të shkojë dhe të trokasë në vilat e apartamentet luksoze të  politikanëve. Ata të paktën deri më sot janë të paprekshëm.

E si mund të dënohet një politikan, kur pas ka një prokuror, e si mund të dënohet një prokuror, kur pas ka një politikan, e si mund të dënohet një politikan, kur pas ka një gjykatës, e si mund të dënohet një gjykatës kur pas një politikë që i përdor.

Kjo është e vërteta dhe si e tillë do trajtuar, e prej së cilës askush nuk mund e nuk duhet të shpetojë duke zgjedhur pensionin, qoftë ky një gjyqtar,

një prokuror apo një politikan. Vetingu duhet të bjerë mbi të gjithë në detyrë ose jo, të gjithë duhet të justifikojnë pasurinë e tyrë, ashtu siç bëjnë të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME