Taksa e Rrugës së Kombit/ Rama: Debati për këtë teme nuk ia vlen. Procesi u bë nga ministrat e LSI

Kryeministri Rama e nisi fjalën në parlament, duke thënë se “debati për tarifën e Rrugës së Kombit nuk vlen”.

Më pas shtoi se vlen vetem shpjegimi se pse u vendos kjo taksë sepse qytetarët tanë janë të panjohur me këtë praktikë. “Jemi vetmi vend në rajon dhe

Europë që s’ka pasur një eksperiencë të tillë. Ndaj ia vlen shpjegimi, por jo diskutimi politik mbi temen.

Nuk është taksë por është tarifë për përdoruesit e rrugës. Dhe kjo tarifë e ka ka zanafillën në vitin 2010,

kur Berisha ka marrë iciativën për të hapur këtë proces dhe ka thënë publikisht atë që sot e mohon:

Ne e ndërtuam, por nuk e mirëmbajmë dot! Kjo nuk është një fjalë goje sepse mungesa e mirëmbajtjes ka sjellë dëmtime në atë aks. Ka rrëshqitje të mëdha”, tha Rama në foltoren e parlamentit.

Më tej, ai tha se Rruga kushtoi 1.4 miliardë dhe nuk u bë mirë. “Ne e rimorëm procesin në vitin

2014 me urdhërin e nxjerr nga ministri Haxhinasto për ta privatizuar në dhjetor 2016. Ky proces është përmbyllur në 2016 dhe nuk ka patur debat.

Dhe këtu nuk llogaris LSI se kur është në pushtet ka tjeter mendje dhe kur është në opozitë një mendje tjeter (për të njëjtën çështje). Ne kemi ecur në procesin e nisur nga Haxhinasto dhe të përmbyllur nga

Sokol Dervishi për të cilët kam respekt se kanë punuar mirë për procesin e koncesionit”, theksoi Kryeministri.

/Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME