Kreu i qeverisë e ka vazhduar debatin në Kuvend me kreun e opozitës, Lulzim Bashën duke deklaruar se Basha po “këmbëngul në budallallëkun e tij” teksa kundërshton taksën e Rrugës
së Kombit. Pasi e ka sulmuar Bashën duke përdorur gjërësisht sarkazmën, duke përfshirë edhe LSI-në, Rama u largua nga foltorja duke deklaruar se “nuk mund të pengoni e bllokoni asgjë”.
“Pavarësisht se këtu ka një profesor, – tha Rama duke vështruar në radhët e PD – edhe profesori qesh e tund kokën e nuk i thotë kryetarit se taksa e regjistrimit u ndërrua nga
ministri i Financave – i vetmi që dinte se çfarë fliste këtu e prandaj e pastruat – dhe u kthye në taksë qarkullimi dhe iu bashkua pjesës ë detyrimit nga karburanti. Ajo që ka rëndësi të
kuptohet, taksa e regjistrimit apo e qarkullimit apo e infrastrukturës, është komnbëtare dhe nuk ka lidhje me pagesat e përdoruesve të rrugëve të veçanta se nëse do të ishte kështu,
asnjë vend nuk do të kishte rrugë me pagesë.
Të gënjejnë, Lulzim, të thonë jepi 7 herë 7 bëjnë 42. A e thonë se duan të të heqin sa më shpejt qafe, këtë duhet ta zgjidhësh ti. Ka taksë kombëtare, kjo nuk ka lidhje me pagesën.”
Rama e vazhdoi sulmin edhe akuzat për “financimin rus” në PD. “Sa për komisionin parlamentar në këto që the, – tha Rama, – çështja nuk është në duart e Prokurorisë shqiptare sepse i ka kapërcyer kufijë dhe nuk është problem transparence, por më kom