Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve në rrugën e Kombit.
Në një lidhje telefonike për News24, Kryemadhi i bëri thirrje Ramës që të mos kërcënojë protestuesit dhe i kërkoi ta tregojë forcën duke shkuar në Kukës.
Ndër të tjera Kryemadhi tha se policia duhet të distancohet nga manipulimi i situatës.
E pyetur nga gazetarja nëse ishte në protestë, kryetarja e
LSI u shpreh se nuk ishin të pranishëm, me qëllim që protesta mos të dukej e politizuar.
Kryemadhi tha gjithashtu se do të kërkojë mbrojtjen e të gjithë protestuesve.
Ajo u shpreh:
Kjo protestë është kundër politikave ekonomike të Ramës. I këshilloj protestuesve të ruajnë qetësinë dhe të vazhdojnë të protestojnë.
Janë në të drejtë të Zotit, ata janë njerëz që vuajnë për bukën e gojës…
Është e dhimbshme se si një djalë i ri, polic godet një të moshuar që del në të drejtë të Zotit të protestojnë.
Nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët. Më e tmerrshmja ishte kërcënimi që bëri në facebook-un e tij”