27 vjetori i ngjarjes që shënjoi fatet e Shqipërisë së pas 1990- ës. Një ditë jo e zakonshme,
e larë me gjakun e 4 personave, totalisht të pafajshëm. “2 Prill 1991” është një ditë krenarie dhe jo vetëm për ata që ishin në shesh atë ditë.
Krenari e ligjshme për çdo bashkëqytetar të 4 dëshmorëve. Por është edhe një këmbanë e fortë kujtese, për të mos harruar…
Atë ditë në shesh me mijëra që tjerëve, ishte edhe fotografi i mirënjohur shkodran Angjelin Nenshati, i cili nuk jeton.
Me shkrepjet e tij ai ka lënë një dokument shumë të rëndësishëm, të rrallë për atë ditë. Në fakt fotot janë zbuluar për herë të parë para rreth 4 viteve.
Megjithatë, sa herë ripublikohen, ngjallin të njëjtin emocion….