Gazetari nga veriu letër Ramës: Unë jam malësor, ‘barbar’ apo ‘kriminel’ siç ke qejf ti

Nga Patrik SADIKAJ

Letër kryengriturit nga i papuni H.
Në rrethana të tjera do të isha drejtuar: Zoti Rama.

Por ti nuk ma lejon këtë kënaqësi. Madje as i dashur nuk të them dot se ti më tregove qartë se më urren.

Po, po! Mos u ngërdhesh kot së koti, sepse nuk më le gjë pa më thënë.

Mua, popullit. Unë jam malësor, ‘barbar’ apo ‘kriminel’ siç ke qejf të më thuash ti. Jam Populli.

Për mua nuk ka rëndësi si më quan ti. Se, po të jetë puna për të të vënë emra ty, është shumë më e thjeshtë.

Unë nuk dua të bie në nivelin tënd. Megjithatë po të them nja dy tri fjalë, ashtu siç i meriton. Nuk isha në protestë, por ama doja dhe më vjen turp që nuk isha.

Si unë janë edhe shumë të tjerë që nuk i hanë më dot gënjeshtrat e shtrenjta që ti gatuan në kazanin tënd.

Po, po. Kazani është i yti. T’i gatuan aty propagandën tënde të mjerë për ‘barbarë’ e ‘popull që nuk ngrihet’. Tani që u ngrit, besoj se duhet të mendohesh mirë si ta ulësh. Unë them të mos lodhesh fare. Le të rrijë ngritur. Ti ulu se boll ndenje ngrehur.

Vetëm kujdes aman se mos të djeg vala e kazanit që t’i i ke vënë zjarrin. Ta dish se kazani i valuar të përvëlon, nuk ngrihesh dot më.

Sa për mua, barbarin nga Malësia, mos u shqetëso. Ne nuk kemi pirë ujë me klor, ashtu si zotrote në Bllok.

Ne kemi pirë ujin e kulluar të burimit që ti do ta taksosh, si edhe rrugët që janë ndërtuar me djersën tonë.

Ti nuk ke djersitur kurrë ndaj nuk të dhimbset asgjë e këtij vendi.

Unë nuk jam specialist se, helbete, popull barbar, por ama të ma marrësh tri herë taksën për rrugën nuk e pranoj dot.

Kaq e kuptoj dhe prandaj të dal përpara, i ngritur ashtu siç ti nuk do, e të them:

Boll! Nejse, në fund kam një mesazh për veten, për popullin: Ju flet Honoluluja! Shkunde votën…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME