Kryemadhi: Të heqim dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje qytetarëve për mosbindje civile për pagesën e taksave dhe tarifave.

Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare PD-LSI dhe partive të tjera opozitare,

Kryemadhi u shpreh se me këtë qëndrim synohet që të hiqet dora e Ramës nga xhepi i shqiptarëve.

“Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve.

Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës.

23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu,

gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët”, – u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME