Nga Arkivat e Vatikanit shkrimi më i hershëm se “Meshari” i Buzukut/ I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë.
Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin e tij: Teodor Shkodrani.
Është folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, “duhet” të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe,
të cilat janë më të hershme sesa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe “Meshari” nga viti 1555.