Ambasadori britanik Duncan Norman, ka mbajtur në Shkodër një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi, për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.
I shoqëruar nga zv/kryeministrja Senida Mesi, ai tha se në burget britanike janë mbi 700 shqiptarë që vuajnë dënime për vepra të ndryshme kriminale.
Por kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka fajësuar qeverinë shqiptare, si të lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës deri në rang ministrash.
Ajo tha se situata nga kultivimi i kanabisit në Shqipëri është alarmante. Përgjigje për akuzat ajo mori nga zv/kryeministrja Mesi. Pas kësaj, Mesi është larguar me urgjencë drejt Tiranës.