Studiuesi Armand Plaka, ka publikuar një dokument të rrallë të vitit 1914, i cili tregon sipas tij se “shteti funksiononte perfekt edhe në një “vit të mbrapshtë”.
Statusi i plote ne FB:
Kur shteti funksiononte perfekt edhe në një “vit të mbrapshtë”
Nga Armand PLAKA
Një dokument “rutinor” i “Gjykatores” së Shkodrës, i 26 janarit 1914, pra më shumë se 100 vjet më parë, shkruar me dorë në formë kërkese zyrtare, që përmban në vetvete sqarimin e një çështje në dukje fare pa vlerë, më bëri të mendoj se
sa institucionalisht trajtoheshin e zgjidheshin hallet urbane në një qytet si Shkodra, në një kohë kur të gjithë kemi menduar se mbizotëronte vetëm kaos e zallamahi e pashoqe.
Administrata lokale përbëhej nga shqiptarët, megjithëse periudha në fjalë përkon me administrimin e
Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, një miksturë kjo e paparë deri në atë kohë e prezencës së huaj në Shqipëri, e cila mbajti realisht në duar pushtetin ekzekutiv në një masë shumë të madhe.
Vetëm dy muaj para mbërritjes së Princ Vidit në Shqipëri, shohim se çështja duhej zgjidhur në gjykatë edhe nëse bëhej fjalë për zaptimin e një sipërfaqeje fare
banale për shitje mallrash, çka na bën të kuptojmë se në atë kohë zaptimi i sipërfaqeve e ushtrimi i aktiviteteve tregtare sado të vogla, pa leje , nuk paska kaluar aq lehtë sa ç’e kemi menduar.
Megjithëse me një gjuhë paksa arkaike, dokumenti në fjalë, arrin të deshifrohet lehtësisht falë “bukurshkrimit” që në atë kohë ushtrohej e vlerësohej shumë, e që sot thuajse është zhdukur fare.
Megjithatë, më poshtë do të gjeni të transkriptuar tekstin e plotë të dokumentit në fjalë për t’a kuptuar më mirë se përse bëhet fjalë konkretisht dhe gjithashtu edhe dy foto ilustruese të misioneve britanike dhe italiane në Shkodër, që i përkasin pikërisht vitit 1914.
Z. Zyrtarit Perkryeses
Z. Kel Shkreli bau nji padië mbi Çijen e Mark Tushës, tuej thanë se kjo zojë, e ka lâjmue me anë Zyrës Perkryese me i liru dugajen n’ kohë të 15 dittve.
Ju lutena t’na diftoni sa ma parë, se kjo çashtje deri ku e si ka vojtë.
K. Kryeparin e Gjyk. M. Gjyrezi
ma.me