A e keni humbur seancen e sotme plenare në parlamentin e Shqipërisë? Ua sjellim përmes fotove dhe detajeve që nuk u panë gjatë transmetimit live të TVSH-së për shkak të kaosit dhe ndërprerjeve të herëpashershme të seancës nga kryetari Gramoz Ruçi.
Opozita u shfaq në sallë pak pasi kishte nisur seanca, me pankarta në duar ku shkruhej “liro kukësianët”, “burgos kriminelët”.
Lulzim Basha mori fjalën në foltore dhe pasi rreshtoi një sërë akuzash kërkoi që Rama të përjashtohej nga parlamenti pasi ka fyer shqiptarët. Gramoz Ruçi i kërkoi të ulej në vend pasi i kishte mbaruar koha, deputetët e opozitës (PD dhe LSI) u mbodhën rreth tij në foltore. Seanca u ndërpre dhe rinisi pas 5 minutash. Aty kishte mbërritur kryeministri Rama, të cilit i
lanë në tryezë pankartën: Liro kukësianët! Opozita vazhdon të mbajë të bllokuar foltoren, ndërsa Erion Braçe merr fjalën nga vendi dhe hedh akuza të rënda ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha, që sipas tij ka vjedhur me projektin e Rrugës së Kombit.
Situata agravon, Ruçi ndërpret sërish senacën. Berisha hyn në video live nga facebook i tij dhe akuzon ashpër Ramën. I thotë disa herë “Trap!”.
Deputetë të opozitës hedhin miell dhe sende të tjera drejt Kryeministrit dhe kabinetit qeveritar. Rama qendron pa lëviz, madje kthen nga një gëllënjkë ujë. Ditmir Bushati
kundërpërgjigjet me sulm, duke provokuar deputetët e opozitës. Uji që hodhi Bushati në fakt ra në kokat e gardistëve që tentonin të mbronin me çadra e dosje Ramën e ministrat e tij. Vërshojnë nga opozita letra, ujë e miell, vezë…
Gramoz Ruçi lexon me shpejtësi, pikat e rendit të ditës. Mazhoranca voton mes kaosit. Seanca mbyllet. Për të shmangur ndonjë incident tjeter, Rama del nga dera e pasme e parlamentit. Sakaq Taulant Balla nga oborri i parlamentit artikulon akuza të tjera ndaj Bashës
e Kryemadhit duke i quajtur të korruptuar dhe bllokues të drejtësisë e integrimit të vendit.
Kështu mbyllet seanca me ministra që dalin me “miell, ujë e vezë” dhe disa deputete te opozitës të përjashtuar tashmë nga seancat plenare./OPINION.AL
Fotot më poshtë tregojnë qartë seancën e tensionuar të ditës së sotme.