Babai në burg se protestoi,fëmijët nuk dinë asgjë.

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës për të lënë në burg katër nga 11 kuksianët e arrestuar, në shtëpinë e njërit prej protestuesve kuksianë tashmë të lënë në burg,

Vasil Laçit, dy fëmijët e mitur të tij vajza dhe djali, janë në pritje të babait të tyre edhe pse nuk e dinë se ai është në burg.

Ndërkohë, nëna e Vasilit e konsideron të padrejtë vendimin e marrë nga Gjykata e Apelit.

“Për ne është si një bombë! Kemi thënë që Enver Hoxha është diktator, por diktatori më i madh i këtij populli qënka Edi Rama. Unë si nënë bëj thirrje që të më sjellin sa më shpejt djalin tim.

Jo vetëm djalin tim, por të gjithë ata që janë ndaluar sepse janë hallexhinj, nuk dolën për qejf atje”, thotë Nexhmije Laçi, e ëma e Vasil Laçit.

Edhe vëllai i Vasil Laçit, i cili ndoqi seancën gjyqësore thotë se për Vasilin dhe tre të tjerët gjykata dha një vendim jo të drejtë, ndërsa ftoi të gjithë banorët e

Qarkut të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë që të vijojnë protestat deri kur të lirohen katër kuksianët që mbetën në qeli.

“Kam dalë për të drejtat e mia. Nuk kemi mundësi që të paguajmë ato taksa, sepse me një ndihmë ekonomike 40 mijë lekë të vjetra. Ishte një gjykim shumë qesharak. U bëj thirrje qytetarëve të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Shkodrës dhe gjithë

shqiptarëve kudo që ndodhen që të përkrahin vëllezërit tanë që ndodhen në qeli”, apelon Urim Laçi, vëllai i Vasilit.

Gjykata e Apelit Shkodër liroi të premten 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës kundër pagesës në rrugën e Kombit duke mbajtur ne qeli vetem 4 pej tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME