Presidenti Ilir Meta mori pjesë në festën e shenjtë të Zojës së Shkodrës dhe në meshën solemne të mbajtur në Kishën katolike të “Zojës së Këshillit të Mirë”.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare në vend, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, besimtarë, etj.
Duke përkujtuar gjithashtu edhe 25-vjetorin e vizitës apostolike të Papa Shën Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti i Republikës në fjalën e rasti, iu drejtua Arqipeshvit të Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafras si dhe besimtarëve të shumtë,
duke theksuar se dita kur Ati i Shenjtë, Papa Shën Gjon Pali II shkeli për herë të parë tokën shqiptare, e puthi dhe e bekoi atë, ka mbetur,
jo vetëm për shqiptarët, por edhe për botën mbarë, një tablo biblike, prekëse e madhështore, që nuk mund të shuhet kurrë nga kujtesa historike e kombëtare.
Presidenti Meta gjatë fjalës së tij, duke shtuar se Ati Shenjtë u bëri thirrje të gjithë popujve të Ballkanit për të hequr dorë nga intoleranca fetare, e cila jo shumë larg nga Shqipëria po përgjakte besimtarët myslimanë, katolikë dhe ortodoksë ndërmjet tyre.