Ish kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka asgjë kundër në parim për dorëheqjen e një lideri, pasi ai vet kishte bërë të njëjtën gjë.
Por kur vjen puna te Lulzim Basha, Berisha nuk flet hapur.
Ja cfare tha sot Berisha te News24
Berisha: Ju pyesni një njeri që ka dhënë dorëheqje. Unë absolutisht nuk kam asgjë në parim kundër, por nuk pranoj që kjo të vendoset në statut, por pastaj nuk gjejmë qetësi.
Unë besoj se ish-bashkautorët e mi dhe miqtë e mi, do gjejnë se ndryshimet janë të mira në statut dhe po të kenë të tjera ti paraqesin në Kuvend. Duhet të ketë një garë të ndershme.
Kur nuk garon vet, duhet të gjesh njeriun e duhur. Po tu referohem praktikave të qendrës së djathtë do gjej që ndryshimet janë përmirësuese. Patozi e Jozefina kanë kontributet e tyre të çmuara në PD.
Ka ndodhur një padrejtësi? Është pranuar nga kryetari. Ndaj kësaj padrejtësie mbahen respektimit korrigjuese.