Data 1 maj për shumë shqiptarë është vetëm një ditë pushimi më shumë. Por mesa duket ka ende nga ata të cilët nuk e kanë humbur thelbin e kësaj dite.
I tillë është Mondi nga qyteti i fierit, i cili ditën e sotme ka bërë atë që duhet të bëjnë të gjithë.
Ai ka dalë të protestojë i vetëm, në rrugët e qytetit, ndërsa të bën përshtypje pankarta e zgjedhur prej tij.
“Kam fuqi, kam zanat, nuk kam punë o i gjatë”,shkruhet në pankartën që ai mban në dorë. Në fakt kjo tregon një realitet të hidhur që nuk është vetëm për Mondin, por për një pjesë të mirë të shqiptarëve.