Përleshje me thika në mes të ditës pranë Presidencës. Katër të rinj, studentë të vitit të parë të Universitetit Politeknik, mbetën të plagosur pas një sherri me armë të ftohta , rreth orës 11 e 40 minuta.
Ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti banal mes të rinjve të moshave 18 dhe 19 vjeçare. Kalimtarët njoftuan menjëherë forcat e policisë, të cilat mbërritën në vendngjarje duke i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital ku morën ndihmën e parë mjekësore. Burime të policisë thanë se fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu shoqëruan në ambientet e policisë një prej personave të përfshirë në konflikt, ndërsa morën dëshmi të tjera për të zbardhur motivet e ngjarjes që alarmoi forcat e rendit, pasi krimi ndodhi vetëm pak metra larg zyrës së Presidentit të Republikës.
Sipas hetuesve i gjithë sherri i cili përfundoi me 4 të lënduar, dy prej të cilëve djem xhaxhallarësh nisi per shkak te ngacmimit të një vajze, e cila shoqërohej me te rinjtë.