Pamje të rralla të ceremonive mortore shqiptare në vitet ’30

Vaster Dhima i diplomuar për Urbanistikë dhe Arkitekturë ka pasion pikturën dhe koleksionimin e fotografive.

“E konsideroj si punë patriotike dhe kam kënaqësi kur i mbledh, i rregulloj dhe i seleksionoj”, thotë Vasteri për DITA.

Fotot e tij të rralla përfshijnë Marubët, Shan Pici, Dedë Jakova, Ilia Xhimitiku, Ymer Bali, Vani Burda etj. Në koleksionin e tij të pasur që i kalon 3000 fotografi dhe pulla postare, Vasteri veçon fotografitë mortore.

“Fotot që unë koleksionoj janë të periudhës së para viteve 1944 dhe fillojnë me fotografi të Pietro Marubit (në Shkodër). Pjesa më e madhe e fotove dhe e imazheve në negativ që disponoj janë të viteve 1900-1930. Ajo që unë kam kuptuar nga këto foto është nevoja e njohjes së vlerave tona kulturore, të cilat janë shumë të larmishme nga një krahinë në tjetrën, nga një “nukël kulturor” në tjetrin.

Shpesh fotografët kanë qenë piktorë, arkitektë, pjesë të grupimeve patriotike, luftëtarë. Kanë qenë personazhe shumë komplekse. Të preferuarit e mi janë Kol Idromeno, Kel Marubi, Petro Fotografi, Kristaq Sotiri” – rrëfen Dhima.

Koleksionisti shton se ceremonitë mortore janë fotografuar shumë në Shqipëri, “madje dhe më shumë se ç’duhet ndoshta, duke u shndërruar kështu në një fenomen autentik të fotografisë shqiptare“.

“Kjo lloj fotografie është pjesë e studimeve të mia. Nuk kam shumë foto të ceremonive mortore, rreth 50 foto dhe negative, por që janë të zgjedhura për nga veçantia

që pasqyrojnë. Sidomos fotografitë e Dhimitër Vangjelit janë shumë të goditura” – thotë ai.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME