1527 – Firence bëhet republikë.
Firencia, kryeqyteti i rajonit italian të Toskanës, është konsideruar kryeqendra e Rilindjes italiane, Athina e mesjetës, krahasim me Athinën e lashtë.
Firence ka pasur histori të trazuar politike përfshi periudhat e sundimit të familjes Medici, dhe revolucione fetare.
Thuhet se qyteti u themelua nga Lucius Cornelius Sulla në 80 pes, si bazë ushtarake romake, dhe quhej Fluentia (mes-dy-lumenjve), emër që më vonë u shtrembërua në Florentia.
Qyteti ka nxjerrë shumë njerëz të shquar (Alighieri, Boccaccio, Mikelangjelo, Donatello, Machiavelli, Galilei, etj.)
dhe ka strehuar shumë figura të huaja; një prej tyre ka qenë Gjon Gjirokastriti (John Argyropoulos), lindur më 1415 në Konstandinopojë, nxënës i dijetarit të njohu Konstandin Laskaris.
Më 1439, Gjon Gjirokastriti u dërgua nga despoti i Moresë në mision diplomatik në Firence. Me rënien e Bizantit, Gjoni qëndroi në Firence ku bëri emër si intelektual dhe studiues.
1804 – Paris; Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve e shpallin Napoleonin udhëheqës të Francës.
1822 – Lufta greke e Pavarësisë: trupat osmane pushtojnë Sulin, kështjellë natyrore e arvanitasve.
Osmanët ranë dakord t’u falin jetën pjesmarrësve në luftime me kusht që ata të iknin në mergimim njësoj si të tjerët më parë që kishin ikur nga sulmet e Ali pashë Tepelenës në fund të luftrave suljote, duke u vendosur në Korfuz.
Lord Bajroni, duke njohur trimëritë e suljotëve, i mblodhi ata në Mesolonghi për të formuar një force të rregullt ushtarake kundër osmanëve.
Por përpjekjet e Bajronit dështuan kryesisht nga kokëfortësia dhe rivalitetet e brendshme mes klaneve Drako, Xhavella, Boçari.
1861 – SHBA, Lufta Civile; Kentucky shpall neutralitetin e tij në konfliktin veri – jug..
1881 – Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.
1929 – Hollywwod; Për herë të parë ndahen Çmimet e Akademisë në kinematografi. Charlie Chaplin merr Çmimin e Nderit.
Titulli Oscar për këtë çmim nuk do të shpikej deri në vitin 1931, kur dikush e quajti statujën Oskar, pasi i ngjante një personi me të njëjtin emër. Në ceremoninë e pare (1929) morrën pjesë 270 njerëz dhe prezantimi zgjati vetëm 15 minuta.
Kjo është ceremonia e vetme e çmimeve të Akademisë që nuk është transmetuar as në radio e as në televizion.
1931 – Lindi Peter Levi; poet, shkrimtar, arkeolog, akademik anglez. Shkroi biografi të Horacit, Virgjilit dhe Edward Learit. Udhëtoi në Greqi,
Maqedoni dhe nëpër Afganistan, duke kërkuar gjurmët e Aleksandrit të madh. Në vitin 1988, shpalli se në Bibliotekën Huntington në
San Marino, Kaliforni, kishte zbuluar një poemë anonime, që sipas tij, shkruar nga Shekspiri – shumë kritikë e kundërshtuan. Levi vdiq në vitin 2000.
1988 – SHBA, Kirurgu i Përgjithshëm, C. Everett Koop raportoi se nikotina është po aq ndikuese sa droga heroin në krijimin e varësisë së organizimit.