Kryeministri Rama e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë ditën e sotme në konferencën e tij nga Rinasi nga pyetjet e gazetares së Fax News.
Ajo e pyeti kryeministrin se si ndihej që kur dy nga ministrat e tij kanë dalë si persona të lidhur më trafikun e drogës, por Rama ia ka kthyer duke i thënë se duhet të pyesë pronarin e saj.
Gazetarja ka vazhduar replikën duke thënë se e gjen pa vend këtë krahasim, ndërsa Rama ka vazhduar me të tijën duken thënë se gazetarët nuk duhet ta marrin mikrofonin për të bërë propagandë.
Në këtë moment gazetarja i është kthyer Ramës se nuk është propagandë pasi kjo qeveri ka dy ministra të akuzuar si të lidhur me trafikun e drogës. Pas kësaj Rama iu drejtuar gazetares më frazën “Hajde këtu bej konferencën e shtypit” dhe largohet.
Debati:
Gazetarja e FAX News: Si ndiheni kur të dy ministrat e qeverisë tuaj kanë dalë me akuza si të lidhur më trafik drogë.
Rama: pyesni pronarin tuaj se edhe ai ka një vëlla…
Gazetarja: Nuk e gjej me vend krahasimin tuaj pasi nuk ka lidhje me qeverinë….
Rama: E merrni mikrofonin për propagandë, jo për të bërë pyetje.
Gazetarja: Nuk është propagandë se kemi dy ministra të akuzuar për trafik droge… nuk mund të pranoj që të thoni se është propogandë.
Rama: Hajde këtu bëj konferencën e shtypit…. Largohet
shiko videon nga min 26