Kryengritja e Malësisë së Madhe në shtypin amerikan

Lufta e popullit Shqiptar të Malësisë së Madhe, por dhe vuajtjet e tij kanë qenë objekt i pasqyrimit të shtypit amerikan, kur përveç gazetave të mëdha si “New York Times”, Boston Globe, paraqitja e gjendjes në Evropë dhe në Shqipëri në Vitet 1911-12 në shtypin Amerikan, kryesisht bëhej në rubrikat e ngjarjeve në botë dhe më shumë janë korrespondenca dhe kabllograme të marra nga shtypi britanik dhe evropian.
Kjo gjë rezulton dhe nga një humlumtim i im, në Librarinë e Kongresit ku gjeta mjaft artikuj edhe në gazeta lokale, pikërisht për ngjarje dhe aspekte të veçanta të kryengritjes të Malësisë së madhe për qendrimit e malësorëve tanë trima, ku veç pasqyrimit të qendrimit heroik të tyre pasqyrohen dhe intrigat e fuqive perëndimore si dhe të Knjaz Nikollës të Malit të Zi. Është interesantë se në artikujt për këtë ngjarje gjejmë jo vetëm në gazetat në anglisht, por edhe në gazeta ne gjuhët e komuniteteve si në italisht dhe gjermanisht.
Po sjellim më poshtë disa tituj dhe organin përkatës “General, on Turco -Mootenegrin Border. HOSPITALS ARE OVERFLOWING “The San Francisco Call. (San Francisco), August 06, 1911, “New Ulm review”. (New Ulm, Brown County, Minn.), October 16, 1912, TURKEY THREATENED BY TROOPS OF MONTENEGRO, Nicholas Prepares to Avenge Atrocities in Albania, “Bismarck daily tribune”. (Bismarck, [N.D.]) October 29, 1912, Turkish Supplies Cut Off, L’insurrezione in Albania, Malafede Turca
La Sentinella del West Virginia., June 03, 1911, etj.
I tillë është dhe artikulli në fjalë i përkthyer nga “ Evening star”. (Washington, D.C.)
i datës, 06 Gusht, 1911 marrë me kabllogram special nga “The Star”.
Pas shëprthimit të Kryengritjes së Malsësisë së madhe në mars, më 17 prill zbarkoi në Shëngjin gjenerali turk Shefqet Turgut pasha me tetë batalione, 5 000 ushtarë, dy bateri malore, një divizion mitralier, 800 kuaj, 10 000 pushkë dhe materiale të shumta luftarake. Në të njëjtën kohë 20 000 ushtarë të tjerë po mobilizoheshin në Anadoll, përveç batalioneve të rezervistëve që do të rekrutoheshin në Rumeli, në Turqinë Evropiane. Ushtritë osmane me rrugë detare erdhën e zbarkuan në Shkodër më 18 prill. Mbërritja e forcave të reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritësve, të Dedë Gjo Lulit në radhët e të cilëve luftonin edhe atdhetarë të tillë, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e të tjerë. Më 22 prill dështoi kundërsulmi që forcat xhonturke ndërmorën nga ana e Shipshanikut dhe e Deçiqit.
Në proklamatën e publikuar më 1 maj 1911, të shkruar në shqip, frëngjisht, gjermanisht e italisht, kryengritësit parashtruan edhe njëherë programin e tyre autonomist. Pasi flitej për vendosjen pas Revolucionit të regjimit xhonturk, të cilin e përkrahën edhe shqiptarët, në proklamatë shpalleshin këto kërkesa të kryengritësve: 1) Shqipëria të bëhej vetëqeverimtare me sigurim të qeverive të mëdha nën hije të Turqisë; 2) Shkollat shqipe të mbaheshin prej qeverisë; 3) Ushtarët shqiptarë të mos dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç se në rast lufte.
Pa pritur të mbaronte ende afati i armëpushimit të caktuar në shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha më 14 maj goditi befasisht malësorët. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh sërish mbi Deçiq. “Forcat morën këto pozita, – shkruante konsulli austriak në Shkodër, – duke i dëbuar rrebelët pllambë për pllambë”.
Pas këtij operacioni turqit mundën të forcoheshin në vijën Tuz-Deçiq-Kastrat, ku vendosën 6 000 ushtarë në drejtim të Shipshanikut dhe 5 000 të tjerë nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisë vijonte të ushtronte presion mbi kryengritësit në drejtim të Selcës një forcë e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur në 8 batalione. Ajo i mbajti të ngujuara forcat kryengritëse të Kelmendit pa arritur të bëjë asnjë hap përpara u detyrua të kthehej në Guci.
Përballë këtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta të dislokuara në Fushë të Shtojit pranë Shkodrës, qëndronin vetëm 2 000 kryengritës shqiptarë, të përqendruar në mes të Dinoshës dhe Tuzit.
Shefqet Turgut pasha, duke përdorur artilerinë, shkatërroi të gjitha katundet që bënë qëndresë. Ushtria osmane nuk kurseu as malësorët myslimanë. Për t’u shpëtuar mizorive xhonturke, shumë familje malësore, gra, fëmijë e pleq, vazhdonin të kalonin në Mal të Zi.
Më 17 qershor Shefqet Turgut pasha në emër të sulltanit shpalli edhe një herë amnistinë për kryengritësit që duhej të dorëzoheshin brenda 10 ditëve, duke premtuar gjithashtu 10 000 lira për shtëpitë e djegura. Në shpalljen që nxori me këtë rast thuhej se qeveria turke do të kujdesej për nevojat e vendit, për të shlyer dëmet që u ishin bërë kohët e fundit shqiptarëve, si edhe për të siguruar të mirën e qetësinë e popullit. Por në shpallje nuk bëhej fjalë për asnjë nga të drejtat kombëtare të shqiptarëve.
Pas shpalljes së 17 qershorit xhonturqit disa herë u përpoqën të hynin në bisedime me kryengritësit, por dështuan, sepse ndeshën në vendosmërinë e tyre për të luftuar deri në fund për të drejtat e tyre kombëtare. Pikërisht kjo situatë dhe mizoritë e pashës turk paraqiten në këtë artikull të “ Morning Star “.

“Vuajtjet e shqiptarëve përtej asaj që mund të besohet

Fajësohet gjenerali turk Turgut Shefqet Pasha përgjegjës për grabitje, vrasje dhe plaçkitje.

Evening star. (Washington, D.C.) 06 Gusht, 1911,

Kabllogram special nga “The Star”

Martyrs to turksLONDER, 5 Gusht. Vëzhguesit specialë të dërguar në rajonin e trazuar të Shqipërisë raportojnë për një situatë më të rëndë përtej asaj që besohej. Ata thonë, se nëse nuk do të ndërmerren veprime të menjëhershme nga disa kombe të krishtera, këta fise të fuqishme paqësore, shqiptarët e zgjuar punëtorë të zellshëm së shpejti do të do të

asgjësohen.
Ata pohojnë se gratë dhe fëmijët po mbajnë barrën e mizorive turke, dhe ata paraqesin një vend të infektuar nga ethet, e mbushur me mizëri me ushtarësh turq të njohur për aftësitë e

tyre për grabitje, vrasje dhe përdhosje e mizori të krahasueshme që s’janë dëgjuar qysh nga historitë e luftërave në Tokën e Shenjtë.
Veçanërisht ato paraqesin famëkeqin gjeneralin Turgut Shefqet Pasha, komandantin të

trupave ndëshkuese turke, ku sipas raporteve thuhet “dhe pse Turqia ka prodhuar herë pas here gjeneralë të paskrupullt dhe të përgjakshëm, ajo kurrë nuk ka prodhuar edhe një njeri të tillë kaq djallëzor e mizor në aplikimin metodave të vjetra të luftës turke sesa Turgut Shefqet Pashën .” Ata thonë së ai është i mbështeteur nga qeveria turke, që është gjithnjë pas mizorive hakmarrëse të dëshmuar nga turqit në trajtimin e kundërshtarëve të tyre.

Një racë e zgjuar

Në mënyrë që të vlerësojmë rëndësinë e plotë të kësaj tragjedie historike, që është duke u luajtur në këndin juglindor të Europës, është e nevojshme që të kuptojnë se populli që Turgut Shefqet Pasah po shkatërron pa mëshirë, nuk zotëron asnjë nga cilësitë që u vishen turqve, ose të banditëve të operave komike me të cilat ata janë paraqitur zakonisht. Ata janë një pashëm, një racë inteligjente. Katolike nga feja dhe evropianë në thelb nga origjina. Edhe pse

për shekuj me radhë kanë qenë nën sundimin brutal të turqve, ata kurrë nuk kanë adoptuar gjuhën turke apo kanë ndërruar fenë apo metodat e jetës së tyre të vjetër.
Lufta të cilën Turgut Shevket po ndërëmerr tani është është një mizori, një grumbullim metodash dhune (urie, tatimesh, plaçkitjesh, shkatërrimit me zjarr dhe një kasapane mizore).
Malësorët janë duke kërkuar që “premtimet e bëra, kurTurqit e Rinj morën pushtetin në Stanboll, duhet të përmbushen, ndërsa Turgut Shefqet Pasha po iu përgjigjet, duke djegur

fshatrat e tyre, duke i larguar ata nga malet, duke iu marrë pronat e tyre në zonat malore, duke i detyruar ata të mbijetojnë gjatë verës së nxehtë, të sëmurë në zonat e ulëta malarike, ku delet dhe kafshët e tyre do të ngordhnin; dule u mbyllur të gjitha burimet e furnizimit me ushqime dhe duke i quajtur të gjithë ata që u japin ndihmë atyre atyre “rebelë”.

Të masakruar në male

Gati gjysma e fiseve malore e kanë traditë qysh nga kohërat e lashta të vijnë çdo vjeshtë me kopetë dhe familjet e tyre, në Bregun e Matës dhe të dimërojnë atje. Por në qershor mizëria e madhe e mushkonjave e kthen këtë vend fushor të pabanueshëm, dhe për këtë arsye ata në fillim të verës kthehen në kodrat e tyre. Turgut Shefqet Pasha, duke përfituar nga ky

migrimit vjetor nuk ka mënuar t’i shfarosë të gjithë ata malësorë që kishin mbetur në kodra gjatë dimrit, dhe ata që nuk mund t’i kapte i dëboi përtej kufirit në Malin e Zi.
Herët në pranverë ai i zuri gjithë shtigjet e malit nga pritej kalonin barinjtë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë pranuar t’i lënë ata të kthehen. Kështu këto fise janë të përqendruara tani në vendet e ulta malarike “Aty ku ata janë të detyruar të therrin kopetë e tyre, mbi të cilat varet ekzistenca, duke mbetur pa ushqimet e mjaftueshme në ulësirë, ku si

njerëzit po ashtu dhe kafshët janë duke vdekur nga ethet e shkaktuara nga janë detyruar të pijnë ujin e ndyrë e të ndenjur të kenetave. Ibrahim Efendi Kjori, një zyrtar i lartë turk në

Shkodër, ka deklaruar publikisht se qeveria osmane synon t’i shpopullojë këto kodra në mënyrë që të sjellë aty ardhacakë që kanë më shumë në simpati për qeverinë turke dhe fenë islame. I njëjti zyrtar turk shton me qetësi se qeveria ka ndërmend t’i lerë Malësorët ” të vdesin në Bregun e Matit si derrat në llucë”.
Turgut Shefqet Pasha duket se është pranë arritjes së këtij objektivi. Vetëm një veprim i bashkuar e popujve të krishterë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndalojë shfarosjen e mijëra krishterëve në veri të Shqipërisë.

E së njejtës kohë vjen raporti i gazetës të komunitetit Italian “L’insurrezione in Albania, Malafede Turca “ La Sentinella del West Virginia”, 3 June 1911.

“Cettigne, 3 Qershor, Konsulli aktual i Turqisë në Podgoricë bëri shpërndarjen e shpalljes së Turgut Shefqet Pashës që i ftonte kryengritësit malësorë të dorëzonin armët brenda pesë

ditëve. Kopje të shumta të kësaj shpalljeje iu dorëzuan nga konsulli guvernatorit- komandant të Podgoritës me lutjen që ato t’i dërgonin në kampin e kryengritësve dhe, që ai të përdorte ndikimin e vet për t’i nxitur rebelët të vepronin në përputhje me urdhrat e Turgut Pashës, duke iu premtuar atyre se nuk do të kishte asnjë sulm nga ana e ushtrisë perandorake para skadimit të afatit.
Edhe pse afati ishte i shkurtër, Guvernatori i Podgoricës e pranoi, mendueshëm, si një fqinj i mirë,(?!) misionin që ofroi konsulli dhe përdori zyrat dhe influencën e tij për t’i nxitur

 

kryengritësit për të marrë në konsideratë apelin e Turgut Shefqet Pashës.
Përpjekje të tilla do të ishin pjesërisht të suksesshme, dhe ai besonte se me 15 Qershor një pjesë e madhe e kryengritësve do të dorëzonte armët në Tuz; por për habinë e të gjithëve, dhe të Qeverisë, dje, të dielën, mes oërs 4 dhe 5 të mëngjesit, ka ndodhur një sulm i ushtrisë turke të ushtrisë në të gjithë linjën e kufiriti, pavarësisht premtimeve dhe garancive të dhëna nga konsulli turk.
Lufta ishte e ashpër dhe zgjati një ditë të tërë. Ende nuk e dihet rezultati, por pabesia nga

 

ana e konsullit turk dhe Shefqet Turgut Pashës, ka dëmtuar shumë projektet e paqes, dhe ka shkatërruar tashmë gjithçka ç’ka ishte efekti i shpalljes. Nga ana tjetër, sulmi i lidh duart gjeneralit Vouktiç, i cili komandon garnizonin në Podgoricë. Ky akt paprecedent ka prodhuar zemërim të gjerë në të gjithë vendin ». /illyriapress.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME