(Video) Erjon Braçe i hakrrehet gazetareve; TI ME SYZE, DIL PËRJASHTA… (VIDEO)

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe i ka tërhequr vëmendjen dy gazetareve të pranishme gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Gjatë diskutimeve, në një moment janë dëgjuar gazetaret të qeshin me njëra tjetrën pasi deputetët në komision mësëshumti po bënin biseda si në kafe se sa diskutonin për projekt ligje.

Braçe iu është drejtuar gazetares së News24, Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”.

Ndërkohë kur ka parë atë të Report Tv, Esiona Konomi duke qeshur i ka kërkuar të dalë jashtë me fjalët: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu.

Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

Të dyja gazetaret kanë dalë jashtë në heshtje, ndërsa të tjerët vazhduan të ndjekin Komisionin e Ekonomisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME