Kryemadhi: Arsyeja e vërtetë pse Rama nuk e do Shqipërinë në BE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama nuk dëshiron një Shqipëri pjesë të Bashkimit Europian.

Kryemadhi argumenton se sa më afër BE-së të jetë Shqipëria, aq më shumë do të ketë kontroll nga ndërkombëtarët.

“Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.” – u shpreh Kryemadhi, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të mbrohet më, dhe se protesta e të shtunës do të rrëzojë kryeministrin socialist nga pushtetit.

“Beteja jonë do të finalizohet me protestën e së shtunës. Ky kryeministër është modeli më i shëmtuar që ne i ofrojmë sot të rinjve shqiptarë. Të rinj e të reja po provojnë qeverisjen e keqe që ka përfshirë të gjithë Shqipërinë. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’u bashkohemi protestës së opozitës, për të protestuar kundër arrogancës së këtij kryeministri të bërë njësh me krimin.

Opozita është për një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian, por Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të krimit nuk duan të ndodhë. Se po ndodhi hyrja në BE, aq më shumë do kontrollohet nga ndërkombëtarët. Ai do që të zgjasë akoma më shumë agoninë e grabitjes së vendit.

Rama nuk është Zot as i Shqipërisë as i shqiptarëve, me prokurorë që i lëpihen për Vettingun e tyre, të protestojmë ndaj kësaj qeveri të kapur. Nuk ka më Zot ta mbrojë Ramën,” u shpreh Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LSI në rrethe.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME