Dioqeza e Sapës ka përkujtuar sot ish ipeshkvin e saj, Imzot Lucjan Avgustinin, në përvjetorin e dytë të kalimit në amshim, nëpërmjet kremtimit të veçantë të kësaj dite.
Të bashkuar në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau-Dejës, ipeshkvi aktual, Imzot Simon Kulli ka udhëhequr Meshën e Shenjtë në bashkëmeshim Nuncin Apostolik, Imzot Brown, Ipeshkvin i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, argjipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, ipeshkvin e Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, e meshtarë nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Pa dyshim që pjesë e kremtimit ishin besimtarë të shumtë në numër si dhe familjarët e tij. E gjithë ceremonia përkujtimore kishte për kryefjalë emrin e nderuar të Imzot Lucjan Avgustinit.
Edhe në kremtimin e Meshës Shenjte, të gjitha lutjet u drejtuan për shpirtin e tij dhe të gëzojë lumninë e parrizit.
Imzot Simoni, përmes homelisë falënderoi Zotin për Imzot Avgustinin, për dashurinë e tij të shprehur në vepër për këtë vend dhe për popullin shqiptar gjatë gjithë viteve të jetës së tij meshtarake.
Imzot Lucjani ishte njeriu i miqësisë me Zotin dhe njeriun. Do mbetet përjetë kujtimi i tij.
Pusho në Paqe Mons. Lucjan e shijo bukurinë e Parrizit!/drita.info