Kampi famkeq nr. 311 i Qafë – Barit në Fushë Arrës vitet 1982 – 1990

Nga Kastriot Dervishi

Qëllimi kryesor për hapjen e një kampi të ri të dënuarish ishte nxjerrja e bakrit nga një fuqi punëtore prej 250 – 300 punëtorësh. I vendosur mes malesh, vendi i piketuar për “repart riedukimi” do shtonte tmerret e rrëfimet për vendet ku të burgosurit detyroheshin të punonin.

Më 27 mars 1982 drejtori i Ndërmarrjes së Minierave Fushë – Arrëz, Ndrec Simoni, i kërkonte zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Agron

Tafa, një fuqi punëtore nga radhët e të dënuarve. Thuhej se gjatë 5 vjeçarit në vazhdim prodhimi i bakrit do të rritej 2.2 herë ndërsa punimet minerare 3.8 herë.

Po përfundonte fabrika nr.2 e pasurimit të bakrit, si dhe do të fillonte ndërtimi i fabrikës nr.3. “Neve deri më sot pa filluar akoma hapjen e këtyre minierave po vuajmë të zitë e ullirit për sigurimin e fuqisë punëtore

– shkruante drejtori. Sipas tij, Rrethi i Pukës në vitin 1984 dilte me 1.600 punëtorë të zbuluar. Në këto kushte dhe rrethana ai kërkonte “në emër të gjithë komunistëve dhe punonjësve” zhvendosjen e të burgosurve të minierës së Bulqizës në atë të Qafë – Barit në Fush Arrës Rrethit të Pukës.

Përfundimisht Këshilli i Ministrave mori vendimin nr.139, datë 4.6.1982 për hapjen e repartit 311 Qafë – Bari me “punëtorë të detyruar” (përdorej në vend të fjalës “të dënuar”)

Sipas planit të miratuar më 10.7.1982 mbaroi kantieri ndërsa më 25.7.1982 përfundoi rrethimi. Besohet se kampi është hapur në gusht 1982.

Kampi u mbyll në vitin 1990, kohë kur të dënuarit u zhvendosën në burgun e Burrelit. Kampi hyri në histori si një prej më të tmerrshmit e kohës. Fatkeqësisht, për të nuk dihen shumë gjëra.

Foto e kampit në vitin 1984, gjatë revoltës së 22 majit. Vihet re prania e parullës që i uroj jetë të gjatë diktatorit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME