Pamjet kur i burgosuri arratiset nga gjykata

Ky qe shihni ne sekondat e para te videos eshte momenti kur 28-vjeçari Mikel Kasa arratiset në mënyrë spektakolare nga ambientit e brendshme të Gjykatës së Vlorës, pak minuta pasi u njoh me dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për rrëmbim personi.

Edhe pse shoqërohej nga dy oficerë policie në sallën e gjyqit, i dënuari ka mundur t’u ikë duke kapërcyer tavolinat.

Dyert e gjykatës ishin të hapura, një rrethanë kjo që ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij në kohë rekord.

Në video duken efektivët e policisë që të alarmuar i vihen në ndjekje të riut teksa ai vrapon nëpër korridoret e gjykatës.

Mikel Kasa ka zbritur nëpër shkallë dhe ka dalë nga dera kryesore e gjykatës pa mundur të kapet.

E teksa ai u zhduk në turmën e njerëzve jashtë, tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë pasur detyrë të siguronin të arrestuarin janë shoqëruar në komisariat.

Kryetari i Gjykatës së Vlorë Skënder Haluci reagoi në lidhje me arratisjen e Mikel Kasës. Në një deklaratë për mediat, ai kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve pasi gjykata që ai drejton ka mungesë personeli të sigurimit.

Haluci tha se në sallën e gjyqit ishin vetëm dy punonjës policie. E pavarësisht kërkesave të bëra prej vitesh, personeli i sigurisë nuk është shtuar.

Forca të shumta policie ndërkohë kanë blinduar qytetin e Vlorës në kërkim të të riut. Mikel Kasa zgjodhi të arratisej, edhe pse mori një masë më të lehtë dënimi, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME