Një aksident tragjik i ka marrë jetën një emigranti shqiptar, në Itali.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte, në rrugën Novara, të Legnano, Milano.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një 47-vjeçar shqiptar me banim në Legnano, i cili teksa ishte duke ecur në rrugë, është përplasur nga një makinë “Fiat 500” e drejtuar një 31-vjeçare italiane.
Shqiptari u identifikua në sajë të kontakteve që kishte në telefon, ndërkohë që mediat e shtetit fqinj nuk e kanë bërë publik identitetin e tij.