Vjedhja në Prokurori, shoqërohen dy rojet e policisë private

Dy rojet e policisë private të cilët kishin për detyrë sigurinë e Prokurorisë së Durrësit, e cila u vodh gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, janë shoqëruar në polici.

Ata po merren në pyetje, ku pritet të dëshmojnë mbi gjithë sa kanë dijeni dhe pse nuk kanë mundur të shohin asgjë nga bastisja. Po ashtu po merret në pyetje edhe pastruesja, e cila pikasi vjedhjen.

Prokuroria e Durrësit duke reaguar lidhur me ngjarjen, tha se në orën 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje, nga ana e punonjësve të Prokurorisë së Durrësit është konstatuar se në ambientet e Prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit.

Ata kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj.

“Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Durrësit.

Po ashtu bëhet me dije se lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor në lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autorëve të veprës.

Kujtojmë se ishte pastruesja, ajo që kur hapi derën e Prokurorisë, konstatoi vjedhjen duke lajmëruar policinë.

Nga konstatimet paraprake, rezulton se janë marrë disa dokumente hetimore.

Dëmi më i madh është bërë në zyrën e prokurorit Afrim Shehut, ku janë marrë disa materiale dhe dokumente.

Shehu është prokuror i Task Forcës së organit të akuzës së qytetit bregdetar.

Aktualisht po bëhet bilanci për të zbuluar dokumentet që mungojnë. Mësohet se prokurori Shehu është i përfshirë në hetimet e zyrtarëve që janë të përfshirë në abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME