Ndonese Vllaznia ka rene ne kategori te pare, per te ka serish interes per ta drejtuar.
Madje perveç shkodraneve, edhe nga te huajt. Pas italianit Baldo Ranieri, eshte edhe gjermani Ulrih Shulze qe shpreh gatishmerine per t’u kthyer tek Vllaznia.
Ai, permes mikut te tij Armando Lohja, u ka derguar nje mesazh drejtuesve te Vllaznise ku jep edhe “receten” si mund te ribehet kjo skuader.
“Vllaznia duhet ta filloje me lojtare te rinj, t’ i stervise ato shume dhe nga ana tjeter ato nuk kushtojne shume.
Ky do te ishte opsioni me i mire per mua. Nese do ma jepnin mua, une do vija dhe me qejf do ta merrja Vllaznine nese ato qe jane pergjegjes do donin ta benim sebashku Vllaznine”- perfundon Shulze mesazhin e tij.
www. shkodrasport.com