E kujt nuk i ka bërë përshtypje kjo urë aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat, 82 -vjet më parë? Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter.
Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme.
Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën.
Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan. Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naçi – (Tiranë, e Martë 24/05/1927), në inaugurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës. Është (po sipas gazetës në fjalë), një inaugurim solemn i më të parës vepër të madhe për dobi publike që Ministria e Punëve Botore (nën drejtimin e të palodhurit Ministër Musa Juka) kreu me iniciativën e vet plot energji…
“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim, e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet për të qenë i saktë i impresionuar prej një vepre të artit kolosal.….
Sipërmarrja e kësaj godine prej inxhinier Mazorana &Co. E përfaqësuar prej inxhinierit të vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me një zell e zotësi të shqueme brenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyrë admirimin e simpatin e gjith atyne qi kanë pasë rasin me kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”, shkruan Cirilo Kasana.
Kjo gazetë e ruajtur nga inxhinieri në fjalë i është dërguar familjes Juka dhe me disa shënime (kujtime), që mendoj se kanë vlera të jashtzakonshme, ndaj po i riprodhoj sipas origjinalit.
Kujtimet e mia personale të viteve 1925-1928, mbi Musa Jukën ministër i Punëve Botore të Shqipnisë
Gjatë vjetit 1924, në Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet të fortë dhe të pajisun me nji mendje të vendosun mbi mbëkambjen e vendit të tyne, i cili posa kish fitue pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej. Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Ministër i Punëve Botore.
Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me pamje të kjartë mbi nevojat që u paraqiteshin me urgjencë për vendin e tij. Pamjet e tij ishin jo vetëm të ushqyeme nga nji inteligjencë e rrallë, por gjithashtu nga nji idealizëm i fuqishëm dhe besim të patundun në të ardhmen e atdheut të tij.
Qëllimi i tij për me nxjerrë Shqipninë-të mbushun me plagë-nga shkatërrimet e tmerrshme të luftës, nga kaosi e inercija që erdhi pas, dhe me i dhanë nji frymë guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste të kishte nji fuqi jashtëzakonisht të madhe tue kenë se çdo gja do t’u fillonte nga asgjaja. Unë, si inxhinier i ri sviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë-gjatë disa vjetësh-fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të
Punëve Botore Zotni Musa Juka. Nji nga projektet e parë me randësi që u donte të realizohej ishte rindërtimi i rrugës kombëtare që të çonte, prej Durrësit dhe Tiranës në Shkodër, qyteti ma i randësishëm i Shqipnisë së Veriut.
Gjatë Luftës së parë Zurich-ut, shkojmë në një shtëpi të thjeshtë por posaçërisht e kandshme e origjinale. “Kët shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer e para grua arkitekte në Zvicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare, me tha Louisa.
Nji zonje e hijshme, po vjen kah un. Me ngrohtësi me shtrëngon dorën tue më thanë: “Jam Rosie Schnitter, bashkë me burrin t’em kena kalue tri vjet në Shqipni e njana vajzë më ka le atje. Kena kujtimet ma të mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botore i atëhershëm. Im shoq, i cili ka ba shumë punime, në vende të ndryshme thotë:
“Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të ndershëm se kët ministër. Insistonte që t’u përdorshin materialet ma të mirat, por dhe që shpenzimet të ishin sa ma të vogla. Çdo ditë, herët në mëngjez , përpara, se të shkonte në zyrë, vinte me kqyrë punimet por sidomos edhe me folë e bisedue me puntorët.
U kujdeste për ta, dishironte me dijtë problemet e tyne personale për me i ndihmue. Ishte modest, human, me vlerë e zemër të madhe”. Ndërkaq erdh edhe Zotni Erëin Schnitter. Përsëriti, pak a shume çka më kishte thanë e shoqja. Foli me respekt e admirim për kët Ministër të Punëve Botore, mandej shtoi: “Në jetën t’eme nuk kam njoftë njeri ma të përkushtuem.
Ka kenë për mue nji inspirim i vërtetë me njoftë dhe me bashkëpunue me nji njeri si ai.
Kët fakt e konsideroj si nji dhuratë nga Zoti. Emnin e ka pasë: Musa Juka. A e njifni?”. Thellësisht e emocionume i thashë: “Jam vajza e tij”. Me lotë në sy, u përqafuem të tre.
Mbasi u qetësuem nji fije, biseduam gjatë, mandej më tha se ishte ndërtuesi i Urës Matit dhe disa punimeve të tjera. Kishin banue në Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Më ftuen menjiherë në shtëpinë e tyne, ndeja disa ditë. Ishin jo vetëm jashtëzakonisht të kulturuem, por të sjellshëm, të thjeshtë e mikpritës si jena ne shqiptarët.
Nga ajo kohë, d.m.th. prej vjetit 1961 filloi nji miqësi e ambël ndërmjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qenë në kët botë. Erëin Schnitter ndërroi jetë në 1980 dhe e shoqja më 1982………
Si e shpreha ma sipër, Erëin Schnitter më ka pas thanë se Ura e Matit ka kenë ndërtue prej tij, si inxhinier i nji firme italiane triestine. Austriakët patën ndërtue nji urë gati 500/m të gjatë aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit të maleve – hyn në fushën e gjanë që shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji urë e fortë, por mjerisht austriakët e shkatërruen krejtësisht, kur u tërhoqën në 1918. Me landën që mbetën nga ura, banorët ndërtuen nji trap.
Gjithashtu po sipas Zonjës Dr. Safete S. Juka, kemi dhe këto të dhena për Ing. Erëin Schnitter: I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich-ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetëm në Svicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmenden posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njëri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hydraulike e battage (dam) në Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, Francë, etj. Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) të Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e nji sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Punimet e tij të mëdha e të rëndësishme e kanë bërë të njohur jo vetëm në Svicër, por në botën ndërkombëtare.
Në anën tjetër, si shkruan në një revistë svicerane Fritz Marti, bota ka humbë me Erëin Schnitter- in jo vetëm një inxhinier të shquar, por dhe nje personalitet me vlerë njerëzore shumë të madhe botnore. Ushtria italiane kishte ndërtue nji rrugë ushtarake Durrës – Tiranë, me nji degë nga Veriu, ku u gjindetë fronti që ishte organizue kundër ushtrisë austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndërtue nji rrugë ushtarake që kalonte Lezhën dhe që u lypste që të vazhdonte përtej lumit Mat, lum i fuqishëm me rrymë të fortë e të vrullshme.
Austriakët zgjodhën si vend ndërtimi, pikën në të cilën ky lum përshkonte malin e fundit për me hy në fushën e gjanë që shtrihet deri në Mesdhe dhe aty ndërtuen nji urë 500 metra të gjatë me këmbë çeliku të ngulura në nji thellësi të madhe. Rruga u vazhdue kah jugu deri në frontin kundër ushtrisë italiane.
Kur ushtrija austriake u tërhoq në 1918, austriakët e shkatrruen gjith kët vepër të mrekullueshme. Mbas luftës, njerzit që banojshin në at krahinë instaluan si mjet të përkohshëm nji trap, tue përdorë kabllot e landët e përdorshme që kishin lanë austriakët. Ndërtimi i nji ure mbi Matin që të sherbente për rrugën kryesore kombëtare prej Jugu në Veri të vendit nja 60/km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike ndër ma urgjentet.
Në hir të energjisë të palodhun të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka, në vjetët 1926 e 1927 u realizue nji urë me beton arme, 500/m e gjatë, kambët e së cilës janë të nguluna në një thellësi shumë të madhe. Në Janar 1926-gjatë këtyne punimeve – rryma e Matit u vërsul me nji vërshim 1200/m3 për sekondë. Në Jug të Shqipnisë-në Portin e randësishëm të Vlonës – u ndërtue, në vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, për me ngarkue dhe me zbarkue vaporët.
Në Portin e Durrësit u ndërtue nji magazinë mallnash në vjetin 1927 dhe mbas kësaj u ndërtue Banka Kombëtare. Studimi për nji port të randësishëm në Durrës u ndoq me interesimin ma të madh, me qëllim me i hapë vendin nji zhvillimi aktif dhe të mbarë.
Në pranverën e vjetit 1928, punimet e ndërtimet të këtij porti u ndërmorën me të gjithë energjinë e duhun. (Këto kujtime janë shkruajtur frëngjisht, e janë përkthye prej saj, nga Prof. Fiqret Juka; unë i qëndrova besnik gjuhës së përdorur). Lexojmë në letrën (19/6/1970) që dërgon për Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof.
Lume, Z. Erëin, këto rreshta “Ju falnderoj që do t’i pranoni kto informata që po ju dërgoj, prej nji të kalumes së largët, e cila për mue asht shum e çmueshme… Mbajmë gjithmonë kujtimet ma të mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”. Kemi ndër duar një shkrim të këndshëm nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof. S.S. Juka, që rastësia e ka sjellë të njihet e bisedojë me këtë inxhinier të shquar.
N’Egjipt kena kalue disa vjetë; ma të amblat në mërgim. Egjiptianët na duen shum ne shqiptarët, sidomos edhe prej të mirave që i ka ba popullit egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kenë shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerëz me kombësi të ndryshme. Kishte edhe nji koloni të madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, sviceranë të lindun n’Egjipt.
Mbas ramjes se Monarkisë Egjipiane ata – si shumë të tjerë – u larguen dhe u vendosën në Zurich ku kishin prindët e tyne. Miqësinë t’one e mbajtmë me korrespodencë. Në 1955 ndrroi jetë babai i jem i dashtun Musa
Juka.
Dy vjet ma von shkova pranë vëllazënve në Neë York. Nana vazhdoi të banojë n’Aleksandri bashkë me motrën Lume. Louisa me të shoqin insistojshin që të shkojsha me kalue disa ditë në shtëpinë e tyne. M’u mbush mendja në 1961. Sa gëzim kur u takuem mbas sa vjetësh!…
Na u duk sikur t’ishim nda nji ditë ma parë. Miqsija e vërtetë asht e shejtë. Për nder t’em, ata dhanë nji drekë ku ftuen miq të tyne të shumtë. (Që të takoheshin me nji shqiptare, profesore të letërsisë franceze, piktore, shkencëtare, studjuese, arkeologe, etj.Shënimi im E.D.) Shtëpija e Louises ishte jo vetëm e madhe e me nji pamje të mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut, por posaçërisht e kandëshme e origjinale”.
Këtë shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer, e para grua arkitekte në Svicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare”, më tha Louisa.