Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake zbulon prova per ekzistencen e nje qyteti i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh.
Nën këto gërmadha gjasat janë të fshihen provat e ekzistencës së një qyteti Ilir.
Gërmimet arkeologjike të ekspeditës shqiptaro-polake kanë nxjerrë në sipërfaqe fakte interesante.
Dyshohet për zbulimin e një qyteti ilir që daton nga shekulli i 6 para erës sonë.
Gjurmët, sipas arkeologut Saimir Shpuza, flasin për një periudhë lulëzimi. Një qytet vetëm 10 km larg nga Shkodra dhe 20 km nga Lezha.
Piotr Dycek ( Pjoter Dojçek) thotë se me këto gërmime mund të zbulojnë edhe gjithë rrjetin e vendbanimeve ilire në zonë, marrëdhëniet mes fiseve, lëvizjet etj.
Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhënë të saktë se si është quajtur ky qytet.
Ky është viti i 8 që ekspedita arkeologjike e Institutit të Arkeologjisë Shqiptare dhe Universitetit të Varshavës kryen gërmime në territorin e Shkodrës. Deri tani janë zbuluar fakte interesante për historine tonë./abcnews.al