Florian Marku e ka mbajtur fjalën duke fituar ndeshjen e MMA ndaj serbit Sladjan Dragisic. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” sportisti shqiptar ka dhuruar spektakël.
Marku hyri me plisë në kokë dhe nën ritmet e këngës “Gjuha e Kampionit” të kënduar nga Noizy.
Boksier shqiptar i MMA ka hedhur në tokë serbin dy herë pas dy goditjeve shumë të forta me këmbë. Pas ndeshjes ai ka dhënë dhe deklaratën e parë. Florian Marku merr kështu edhe fitoren e 6, në po kaq ndeshje në MMA, ndërsa të gjitha I ka fituar me Knock Out.
“Kisha përballë një rival shumë të dobët. Unë si puna e këtij mund të mund edhe 3 kundërshtarë njëkohësisht. I falënderoj të gjithë shqiptarët, dhe dy ndeshje premtoj se do të shkoj në UFC dhe do t’i bëj të gjithë krenar”, ka thënë Marku mes emocionesh.