E diel

Nga Nazim Hikmet

Sot është e diel.

Për herë të parë sot

Më nxorën në diell.
Dhe unë
Për herë të parë në jetën time
Ia ngula sytë qiellit,

I habitur si qenka kaq larg meje,
Kaq i kaltër,
I paanë.

Qiellin kundrova pa bëza.
U ula përtokë mandej,
Gjithë respekt

Mbështeta shpinën në murin e bardhë.
Atë çast s’më shkoi ndër mend të hidhem në dallgë,
As lufta, as liria,

As gruaja s’më shkuan ndërmend në atë çast.
Ishim bashkë: toka, dielli dhe unë
E isha i lumtur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME