Tregu i kafshëve të gjalla në Milot, i njohur prej shumë vitesh, mbetet një nga problematikët ndër 33 tregjet e tilla në të gjithë vendin.
Megjithëse është ndër më të vjetrit në vend, ku prej një shekulli aty tregtohen kafshë, edhe sot nuk plotëson asnjë nga kushtet higjeno-sanitare të mundshme, ndërkohë që per të menduar për sistemin e regjistrimit të hyrje-daljes së kafshëve, është dicka e paimagjinueshme.
Që në orët e para të mëngjesit, çdo ditë të djelë, në këtë treg, me mijëra njerëz, makina e furgonë mbërrijnë aty, duke nxjerrë në shitje kafshët e tyre. Derra, lopë, dele, kuaj e dhi, janë banorët e çdo të djele në këtë treg, ndërkohë që mungon totalisht kontrolli veterinary.
Punonjësit e Shërbimit Veterinar të Bashkisë Kurbin, jovetëm që nuk janë present, por me qindar kafshë janë të pamatrikulluara, nuk iu dihet origjina apo edhe nga shkojnë.
Në kuadër të projektit “Monitorimi i tregjeve të kafshëve të gjalla, si shkak për cenimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetut nga Lëviz Albania, ka nisur monitorimi i këtyre tregjeve, por kushtet janë “pa koment”.
E tillë është situata në tregun e Milotit, që ekziston që nga viti 1920, por të tillë degradim nuk e ka parë kurrë dhe çdo ditë që kalon, bëhet më keq.
Prej disa vitesh, këto tregje janë nën juridiksionin e Njësive të Pushtetit Vendor, por duket se Bashkia e Kurbinit po sfidon hapur autoritetet tjera, që kanë për detyrë harttmin e politikave. Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i kanë kërkuar disa herë Bashkisë Kurbin të ndryshojë gjëndjen në këtë treg.
Por, e njëjta situatë vazhdon të mos ketë përmirësim. Madje, AKu e ka gjobitur me 300 mijë lekë bashkinë Kurbin për kushtet e tregut, ndërkohë që situate vetëm përkeqësohet.
Gjurme gjaku, qe tregon se ne Tregun e Milotit theren kafshe e tregtohen per mish
Tregtarët shprehen të pakënaqur me kushtet, ndërkohë që kontraktori i Bashkisë Kurbin, vetëm merr paratë për çdo kokë që hyn aty.
Eksperti i Veterinarisë, Z.Edi Fero, i cili ishte pjesë e këtij monitorimi, deklaroi se, “ky treg nuk plotëson asnjë kusht dhe standard”. “Ky është një nga tregjet më të vjetra në Shqipëri, por siç e shikoni, është në të njëjtën gjëndje. Nuk plotëson asnjë kusht, standard të kontrollit të shëndetit të kafshëve, nuk kontrollohet origjina e tyre, nuk verifikohet shëndeti i tyre, nga vijnë e nga shkojnë.
Sistemi i regjistrimit të kafshëve në hyrje dhe dalje nuk ekziston dhe mbi të gjitha, shumë kafshë janë të pamatrikulluara, ndërsa nuk mjeku veteriner i bashkisë nuk vjen, edhe pse duhet të jetë present e të verifikojë shëndetin e kafshëve”, tha Fero. Sipas tij, është detyrë e pushtetit vendor, që të plotësojë të gjitha kushtet e tregjeve të kafshëve të gjalla, siç e parashikon edhe Ligji “Për Shërbimin Veterinar”, si dhe “Ligji për Vetëqeverisjen Vendore”.
Veç tregtimit në këto kushte, në Tregun e Milotit, duket qartë që theren edhe kafshë të pakontrolluara e tregtohet mishi i tyre, gjë që e vë edhe më në rrezik sigurinë ushqimore. Nga vëshgimi duket gjaku ende i patharë apo palarë nga shiu i kafshëve që mund të jenë therur e mishi i tyre është tregtuar.