I/E nderuar lexues!
Ka teza të ndryshme për prejardhjen e emrave të qyteteve shqiptare. Lidhur me Shkodrën ka një tezë që origjina e emrit të saj është fjala Skodrinon (Scodra në transkriptimin latin).
Sipas kësaj teze fjala ka kuptimin “vendi ku shkon Drini” (Shko Drinon).
Foto me siper eshte nje nga monedhat e lashta të Shkodrës me liburnë.
Si emër është hasur qysh në lashtësi në formën
Skodra (lat. Scodra; greq. e vj.: Σκόδρα), gjithashtu në rasën gjinore të greqishtes Σκοδρινῶν (‘e Skodrinëve’) gjetur ndër monedha prej shek. II p.K. Presbyter Diocleas shkruan Scodaris, si mbiemër Scodrensis.
Prej vitit 1287 shihet forma Scutarum (mb. Scutarensis), emri u përshtat në italishte Scutari, formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek.
XX[4]. Forma e moçme sërbe ka qenë Skëdër, me dy gjysmë-zanore. Forma në serbo-kroatishte Skadar (Скадар) shihet që nga mbarimi i shek. XIV, e në turqishten osmane, gjithashtu në turqishten e sotme İşkodra.
Perandoria Osmane e quante İşkodra ose Işkenderiyye nga Işkender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e
Aleksandrit të Madh (emri i myslimanizuar i këtij të fundit është Skënder). Për nga trimëria që shfaqnin në beteja edhe
Barleti ka një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet arkeologjike e dëshmojnë për më të vjetër.