Në dokumentin me titull “Voyage de Constantinople en Angleterre, par les Balkans, le Danube, la Hongrie et l’Allemagne – Narrative Of A Journey From Constantinople To England (1828)”, të klerikut, historianit, shkrimtarit dhe mjekut irlandez,
Robert Walsh (1772-1852), gjejmë një përshkrim të veçantë për shqiptarët, më saktësisht në faqen n°4, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqiptarët janë ndoshta raca më e bukur e Turqisë; ata u ngjajnë më shumë grekëve sesa sllavëve.
Nëse shqiptari ka cilësitë e zviceranëve dhe tirolezëve (banorë të Tirolit); nëse ai është si ata një këmbësor i patrembur, i cili ngjit, me pushkën mbi supe, malet si dhitë, ai ka më shumë se ata gjallërinë dhe harenë jugore të kombinuar me një mprehtësi të jashtëzakonshme e të menjëhershme.
Ashtu si grekët, shqiptarët, në mënyrë perfekte, janë popull i lumtur. Krenaria kombëtare shfaqet në fjalët më të vogla të ‘Schkipetareve’, në gjestet e tyre, në qasjen e tyre të lehtë apo edhe teatrale.
Guximi është për ta diçka e natyrshme ; dhe të civilizuar, në vend se të jenë zviceranët e Lindjes, ata ngjajnë me francezët, domethënë, me ata popuj të cilëve pushtimet u buzëqeshin më së shumti.
Jeta aventuriere është një nga elementët e tyre.”
Nga Aurenc Bebja