Kur dritat mungojnë prej rreth 20 vjetësh ndodh që në një fshat, banorët të harrojnë kush ka qenë presidenti apo kryeministri i fundit që kanë parë në ekranin e shtëpisë së tyre.
Në realitetin shqiptar ku ata shfaqen gjithkund duket e pamundur. E pra nuk është kështu. Sado të duket e pabesueshme, banorëve të një fshati në Shqipëri televizori nuk duhet për asgjë, bile në masë dërrmuese në shtëpitë e tyre nuk ekziston fare si objekt.
“Ca lajmesh marrim vesh na? Lajmet nuk vijne me qiri”.
“Ministra kryeministra nuk i mbajme mend, s’kemi as drita as televizor, s’kemi si ti mbajme mend”, thone dy banore.
Behet fjale per banoret e Brucajt qe e kane harruar se kush ka qene presidenti apo kryeministri i fundit qe kane pare ne ekran ne kete fshat. Per nje pjese eshte Aleksander Meksi, e per nje pjese Fatos Nano.
Ajo qe i bashkon te gjithe eshte se ora u ka mbetur rreth 15 e me shume vite me pare. Kush mundet te zbrese ne qytetin e Shkodres, edhe merr vesh ndonje gje, te tjeret jane ne terr te plote informativ.
Brucaj eshte nje fshat i shperndare ku disa lagje mund te preken vetem permes nje rrugetimi të gjate në kembe, ndërsa të tjerat kanë më lehtësisht të arritshme me një helikopter se sa me një makinë të lartë.
Ky është kufiri i fundit nga ku më pas nis një Shqipëri tjetër e pak e njohur.Po si mund të jetohet prej më shumë se 1 dekade pa energji elektrike?
“Punë s’ka, drita s’ka, përkrahje s’ka. Asistencë qesharake marr vet i pestë 40 mijë lekë të vjetra. Ju e shihni edhe vetë, rrugën, dritat, popullsinë”, thotë një banor.
Edhe pse nuk janë mësuar me vizitorë, mikpritjen e kanë të rrallë., Janë të gatshëm të ndajnë varfërinë në shtëpitë e vjetra shekullore….
Ndiqni të plotë dokumentarin e gazetarit Marin Mema.