Kryengritja antiotomane e Malsis së Madhe e vitit 1911

Ketu në keto fusha, kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjtë e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica, lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa, bujaria, urtia e trimeria, ketu gjeti streh edhe enderra europiane që ka filluar të behet realitet

104 vite më parë në trojet e Malesisë së Madhe filloi të rilindë drita e diellit të lirisë e flamurit të Gjergj Kastriotit, dritë që “lengonte” nen erresiren otomane rreth 432 vjeçare. Në ato ditë të stuhishme sytë, mendja, zemra dhe shpirti i shqiptarisë ishin drejtuar në trojet e Malesisë, në votren e zjarreve të pashuar të atdhedashurisë, në çerdhen e lirisë, në enderren e flamurit të Arberisë…

Ketu në keto fusha, kodra e male ku e kishte folenë shqipja me zogjtë e saj. Ketu në keto hapsira toksore e qiellore të tejngopura me sakrifica, lotë e gjakë . Ketu ku mbiu kushtrimi e u rrite liria, ketu u ruajt edhe besa, bujaria, urtia e trimeria, ketu gjeti streh edhe enderra europiane që ka filluar të behet realitet…

Pikrisht ketu mund të gjinden të fresketa gjurmet e historisë shumeshekullore, pasi per to flasin jon vetem trashigimtaret e atyre burrave e burrneshave, luaj e luanesha malesh, por flet çdo pellemb tuall i ketyre trojeve, flet çdo shkemb e gurë, duke perfshirë edhe ata gurë me të cilet janë ndertuar themelet dhe muriet e memorialeve, që u ngriten jo per te murosur historinë, por per të perjetsuar lavdin e ketyre trojeve nga më kreshniket e Shqiperisë Etnike .

Ketu historia është e “gjallë”, ketu ruhet amaneti i Gjergj Kastriotit, dhe porosia e Gjon Lulit-Dedvukaj, (babes së Dedes): “Se as drita nuk shkelqen dhe as dielli nuk ngrohë në keto troje deri sa të sundoi turku apo shkjau..”.

Në keto troje “degjohet” edhe kushtrimi i pushkeve të heroit kombetare Dedë Gjon Luli dhe trimave të tij që u lanë nderë, lavdi e faqe të të bardhë në perjetsi… Në prag të Kryengritjes Malesia e Madhe “Etnike” (si pak treva të tjera) gjatë shekujve kishte fituar të drejten (me gryken e pushkes), që neper ditë festash e luftrash të mbante, (JO flamurin e pushtuesit otoman), por flamurin e kuq, edhe pse në vend të Shqiponjes dy-krenore kishte në mes të flamurit shpaten e trimerisë *1*, që në fakt ishte simboli i shpates së Gjergj Kastriotit, në ushtrine efektive të të cilit vetem nga Hoti kishte pasur 220- 300 luftetar kembesore e 80-100 kalores..*2*. Historia shumeshekullore e qendreses e mbijeteses të ketyre trojeve është shkruar me pushkë e pendë, me gjak e lot, ku njera nga historitë më famëmëdhaja është kryengritja antiotomane e 104 viteve më parë.

Në vitet e stuhishme 1910 -1911, në Potgoricen e kohes, nga dhuna e represioni i otomaneve ishin detyruar të strehohen si emigrant, burra e familje nga më qendrestaret e nacionalistet e Shqiperisë veriore e tjer.. Dokumente të atyre koheve tregojnë per mijera emigrant politik nga e gjithë Malaesia e Madhe, por edhe nga Kosova (Gjakova, Mitrovica), si dhe nga Shkodra, Lezha, madje edhe nga Preveza e më gjërë..Gjatë gjithë kohes , por veçanarisht gjatë vjeshtes të vitit 1910 e muajit të parë të dimrit (dhjetorit) kishte pasur perpjekje me armë në mes malsoreve trima dhe trupave ushtarake turke. Nga keto perpjekje luftarake po veçojmë atë të zhvilluar në Rranxa të Hotit (në dhjetor) nga trimat e Hotit, Grudes e Trieshit, ku ushtria turke pati 50 të vdekur e plagosur, ndersa nga trimat msalesor ranë heroikisht; Gjel Çak Mirashi e Vatë Martini nga Trieshi, dhe Zef Peri e Nikollë Prekë Hasi nga Hoti e tjer.*3*.

Në keto kushte të veshtira Malsoret e strehuar në Mal të Zi, së bashku me Shkodranë, Shaljanë, Shoshjanë e më gjërë, krijuan Komitetin e kryengritjes, që në histori njihet si Komiteti i Potgorices, me Sokol Bacin, Dedë Gjon Lulin, Gjon Nikë Pllucin, Gjekë Marash Gjeloshin, Nikë Gjelosh Lulin, Tomë e Lekë Zolin, Lucë Muçë Elezin, Kolë Marash Vaten, Nikollë Sokol Bacin dhe Mehmet Shpendin. Ndersa nga Shkodraishin antarë të ketij komiteti : Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi, Ndrekë Kiçi, Shan Koliqi, Pjeter Bumçi, Gjon Cini, Nush Koçi, Loro Suma, Pashko Troshani, Zef Dema, Simon Gjon Laca, dhe Ndoc Shoshi . Komiteti i Potgorices kishte edhe antarë ndihmes dhe deget i tij në Rijek, Cetinë, Viripazarë, Tivarë, Kotorr e tjer.*4*.

Komiteti i Potgorices kishte edhe një njohje nderkombetare, ku deputeti italian Euxhenio Kieza do të vinte per të marrë kontakte me komitetin kryengritjes të Shqiperise Veriore… Vlen të kujtohet se jo vetem kryengritja, por as pergatitja per kryengritje nuk kishte qënë e panjohur per Europen e kohes. Italia si shtet fqinjë e me lidhje historike kishte dijeni per pergaditjen e kryengritjes antiotomane (në Malesi të Madhe etjer). Me 17 janare (1911) në Romë u formua komiteti “PRO ALBANIA “ (Pro Shqiperisë). Në gazeten italiane “Il Messaggero” (të 11 qershorit 1911) shkruhen emrat e 60 deputeteve italian që kishin formuar komitetin “Pro Albania) . Në mes emrave të deputeteve Italian figuronte edhe emri i Riçoti Garibaldit (Djali i Xhuzepe Garibaldit). Ky komitet krijojë 110 nënkomitete, që numronin 14 deri 20 mijë vullnetarë të regjistruar. Gjithashtu Arbereshë e Italisë kishin krijuar komitetin (Arberesh) “PRO PATRIA”(Pro Atdheut ).

Por interesant është se perpjekje të tilla kishte pasur që në vitin 1861 kur Italianet me në krye Xhuzepe Garibaldin luftonin per ITALINË E RE, dhe Arbereshet kishin qenë në mbeshtetje të aspiratave garibaldine … Të terheq vemendjen edhe një komunikatë e 27 marsit te vitit 1904 ku shkruhet per formimin e “Keshillit Shqiptar të Italisë” me Programin politik “Shqiperia e Shqiptareve” ku bente pjesë edhe emri Filip Kastrioti Skenderbe, që “pretendonte” se ishte pasardhes i Kastrioteve.*5*. Megjithë keto perpjekje per aresye të politikes së vjeter të Europes plakë qeveria italiane pengoi nisjen e vullnetareve dhe ndihmave nga brigjet e saj , dhe deboi “ambasadorin” e Malesisë së Madhe nga Italia patriotin Nikoll Ivanaj.*6*. Komiteti shqiptar i themeluar në Potgoricë mendonte që kryengritja antiotomane të gjente njohje dhe perkrahje edhe tek fqinjet e tjer ballkanik.

Per këtë Komiteti dergon në Serbi, Nikoll Ivanajn, i cili takohet me ministrin e jashtem (të Serbisë ) Milovan Millanoviqin , të cilit i benë një ekspoze të planit të Komitetit per formimin e autonomise shqiptare.. Serbia nuk e mbeshteti këtë plan.*7*. Ndersa rolin e Rusisë si fuqi europiane në ato ditë të zjarrta e tregon gazeta ruse “Novoje Vremje”, kur shkruante : “Rusia i del zot Turqisë .Turqia duhet të tregojë kundrejt nesh (Rusisë) gjurmë mirnjohje… Ketë deklerim të Rusisë e boton edhe gazeta turke “Sabah” (me 27 maj 1911).*8*. Mirnjohja që kerkon Rusia (pavaresisht se në gazetë behet fjalë per punsim të intiligjences ruse në Turqi ), kuptohet lehtë se ka të bejnë me leshimin e trojeve shqiptare në favore të sllaveve të Ballkanit…Gjatë muajve të dimrit (1910- 1911) paria e Malesisë Madhe kishte berë perpjekje per të organizuar kryengritjen në pranverë (fundi i muajit prill –fillimi i muajit maj) me pjemarrjen e malesoreve, shkodraneve e më gjërë…Per ketë malsoret kishin filluar të hellin edhe hapat e parë në praktikë, per të konkretizuar “BESEN” në mes maleve dhe qytetit..

Politika kameleoniste e Malit të Zi punoi me të gjitha menyrat per të detyruar malesoret që t’a fillojnë kryengritjen para kohe, me qellim që Malesia të shkeputej nga pjeset e tjera të Shqiperisë *9*, pasi keshtu mendonte të krijonte “terrenin” e favorshem, per të spekulluar me keto zona që Turqia mund ti “heqte qafe” , vetem duke ja lënë “hali” Malit Zi me Serbinë me mbeshtetjen e dados tyre Rusi.. Në keto kushte malesoret u detyruan t’a fillojnë kryengritjen rreth një muaji më heret…. Fillimi i kesaj kryengritje në Hot (Rapshë) nuk ishte rastesi, por vijim i tradites historike të ketij mali apo flamuri që ndër shekuj i printe Malesisë Madhe, por pa thirrur si “krushqe “ të parë Shkodren e Nenshkodren, por mbi të gjitha Dukagjinin me në krye prijesin e djelmenisë të Shales Mehmet Shpendin nuk behej “darsem” me aromë lirie.

Ndersa per Mirditen do të mjaftonin vetem shkendijat e zjarrit të lirisë, pasi ajo ndër shekuj kishte qenë voter e pa lagur nga “ujerat” otomane..Vendin gjithnjë Malesia ju a ka ruajtur edhe Plaves e Gucisë, por edhe Kosoves kreshnike e cila edhe gjatë gjithë vitit 1910 me në krye Isa Boletinin kishte mbajtur ndezur zjarrin e kryengritjes antiotomane në Kosovë e më gjërë. Kryengritja Kreshniku i Malësisë dhe shqiptarisë Ded Gjon Luli se bashku me trimat Kolë Marsh Vata, Zef Lani, Gjon Pllumi *10*, Pjeter Vogli, Prel Nika, Lucë Nikë Shabi, Prelë Keri, Tomë Llesh Dragu, Vatë Gjon Gojçaj, Gjelosh Gjokë Mihaj, Gjokë Kolë Shabi, Zef Marash Dojani , Vuksan Lekë Alia, Nikë Gjelosh Luli, Dedë Elez Shabaj, Preç Lulash Lekaj, Tomë Dedë Gjo’Nishi, Gjon Ujkë Miculi, Prekë Gjeto Marku, Prekë Gjeto Deda, Lukë Nikë Pllumi *11*, e tjer burra të Hotit e Malesisë …

me 24 mars 1911
(diten e premte) do të mesynin si duhi mali, dy çibanet turke që rendonin mbi keto troje ; posten e Grykes së Leqes dhe posten e Çemerrit *12*, dhe njekohesisht me ketë sulm do të jepnin edhe kushtrimin e fillimit të kesaj epopeja legjendare. Ketë ditë të stuhishme poeti kombetare At Gjergj Fishta do ta perjetsonte me vargjet plot pathos atdhetarie: “Dedë Gjon Luli, si iu lut Zotit Sot prej nadjet, pa zbardh drita, Me njezetë djem, po njezetë petrita, Synin gacë, zemren duhi, N’shtatë “mauxerre e në nji allti”
M’asqer Mbretit ka sulmue, N’dy kausha kta ngujue, T’njehun rrafsh gjashtedhjetë nizamë Fusha e Rapshes se ç’ka marrë gjamë..” *13*.

Posta e Grykes së Leqes u muar me luftë, edhe pse gjysma e kryengritesve ishin pa armë, ndersa posta e Çemerrit nuk i rezistoi duhisë së malesorve dhe u dorzua pa luftë. Ndersa Dedë Gjon Luli me Malesoret nuk i çarten armiqt shekullore , por pasi i ç’armatosen i liruan… Keto ditë historike malesoret siguruan edhe dhjetra pushkë e mijera fishekë…. Kushtrimi dhe suksesi i kesaj dite u perhap si rrufeja…Me daten 25 mars (diten e shtunde) shkendijat e kesaj votre – zjarri kryengritjes ishin shprendarë duke ndezur zjarre të tjera në votrat prush – pashuar të Malesise Madhe.

Në ketë ditë heroike u muaren me lufte dy postat e Traboinit, të cilave u kishin ardhur në ndihmë edhe ushtarë turq nga Tuzi, gjë që e beri betejen më të pergjakshme. Por edhe hotjaneve u erdhen në ndihme trimat e Grudes, Kelmendit e Trieshit, ku duhet theksuar se një pjese e ketyre kryengritesve në mungesë të pushkeve ishin “armatosur” me sëpata e këmesa , por mbi të gjitha ishin “armatosur” me zjarrin e shpirtit ku ruajten lirinë dhe amanetin e flamurit te Gjergj Kastriotit ndër shekuj. Ketë ditë ranë duke luftuar trimerisht në Qepur (te Traboinit) nentë deshmor nga Hoti : Kolë Marash Vata, Zef Lan Ula, Ujkë Gjelosh Leka, Fran Zef Pllumi, Gjon Lulash Zeka , Zef Lulash Zeka , Pjeter Uc Martini, Nikollë Marash Gjekaj dhe Zef Gjoka.(Keta deshmor tashma janë perjetsuar në memorialin e ngritur në vendin ku kanë rënë). Po ketë ditë Gruda mori posten e Selishtit, dhe ra heroikisht edhe një trieshjan trim , si dhe u plagosen disa të tjer…

Turqit i paguan keto beteja me 16 ushtarë të vrare dhe shumë të plagosur.*14*. Per ketë fillim kryengritje konsulli Austro-Hungarez në Shkoder, Zambaur do të njoftonte autoritetet e tij në Vjenë se kryengritesit malesor janë ushtarë të mirë, që kerkojnë të drejtat e tyre historike, dhe jo kaçakë, apo komitë që duan të vrasin e plaçkisin.. Dedë Gjon Luli nga dhjetra njerzë që kishte në diten e parë, me daten 25 mars pranë tij perveç Hotit e Grudes i kishin ardhur edhe rreth 200-300 vete nga Kelmendi dhe dhjetra të tjer nga Trieshi e më gjerë.. Me 26 mars patriotet Shkodran Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Risto Siliqi e tjer kishin shpreh mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes.

Per kunder kesaje per hirë të vertetes duhet thenë se qarqet drejtuese otomane në Shkoder ishin munduar që kryengritjen e lirisë e flamurit ta quanin luftë të Kuarrit kunder besimit Islam… Vlenë të theksohet se kryengritesit malsor kishin nisur fshehtas per në Shkoder perfaqesuesit e tyre, Nikoll Mirash Lucen dhe Gjelosh Gjoken per tu takuar me shkodranë me influencë, per të qartesuar se kryengritja e malesoreve është kunder pushtuesit otoman që u kishte marrë lirinë e pushtuar trojet e tyre të perbashketa e jo kunder besimit.*15*.

Me 26 mars (diten e diel) malesoret e Grudes me në krye bajraktarin Dedë Nika e të ndihmuar nga Kelmendi e Trieshi arriten të marrin kaushen e Pikales dhe tri kausha të tjera në kufi me Malin e Zi.. Në keto luftime, kishin rënë heroikisht në fushen e betejes : Tomë Hasi, Has Mirashi, Zef Kurti dhe Martin Ujka, të cileve Grudjanet ju a kishin marrë hakun disa fish.*16*. Me daten 27 mars kryengritesit malesore të Grudes dolen në malin e Deçiqit, ndersa ata të Hotit në Krevenicë. Sipas konsullit Austrohungarez, Zambaur me daten 27 mars numri i kryengritesve malesor kishte arritur rreth 3000 deri ne 4000 trima *17*, që ishin bashkuar rreth votres së kryengritjes, që i priten, siç priten armiqt dhe bashkepuntoret e tyre. Shumicen e ketyre shqiptareve të dehur nga fanatizmi fetar, kryengritesit i zunë robër, të cilet nuk i demtuan, por pasi i çarmatosen i leshuan..

Në raportin e ambasadorit Austrohungarez në Cetinë, Giesel thuhet se kryengritesit kishin marrur plotesisht postat apo karakollet e Omaboshit (Omerbozhajve), Dinoshes, Pikales, Selishtit, Traboinit, Humit , Rapshes, Deçiqit, dhe disa pozicione të tjera strategjike.*24*. Data 30 mars (1911) perveç luftimeve të sukseshme në terren, do të shenonte edhe një fitore tjeter historike të shqiptareve kunder valiut të Shkodres Bedri Pasha, i cili kerkonte të fuste shqiptaret në luftë vellavrasese …Në Cetin u mblodhen burra të urte, trima e atdhetar, perfaqesues të krishterë dhe muhamedan, të cilet formuluan një “memorandum”autonomie, me keto kerkesa :
1.Toka shqiptare të mos preket (ndahet..).. 2. Gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare per kater vilajetet me kombësi shqiptare, si dhe të mesohet kjo gjuhë ndër shkolla.. 3.Të gjithë drejtuesit e kater vilajeteve te jenë me kombesi shqiptare .. 4. Prodhimet dhe të
ardhurat nga vilajetet shqiptare të shfrytezohen në dobi të Shqipnisë..5.

Ushtaret që merreshin prej Shqipnisë, ta kryenin sherbimin në keto troje… Ky “memorandum” u nenshkrua perveç prej prijesve të kryengritesve , Dedë Gjon Luli e Sokol Baci etj. edhe prej Muharrem beg Bushatit (në emen të Shkodres), Isa Boletinit e Abdulla Ages (në emen të Kosoves), si dhe nga kapidan Preng Marka Kola (në emen të Mirdites) etj.*25*. Në ketë mbledhje historike të Cetines, perveç prijesve malesor katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani i Kastratit, Deli Meta i Hotit, Dyl Sokol Bajraktari i Reçit, Haxhi Meta, Istref Ali Culaj të Koplikut, Bec Tahiri i Buzë-Ujit, Ramadan Aga dhe Haxhi Muji të Tuzit.. *26*. Po ketë ditë (me 30 mars) 400 kryengrites malsor luftuan kunder ushtrise turke të instaluar në Koplik, kjo betejë në histori njihet si një fitore e dyfishtë e malesoreve.*27*.

Data 31 mars konfirmon hapur mbeshtetjen pa rezerva të kryengritjes nga famulltaret e Malesisë Madhe e më gjerë..si : Pader Lorenc Mitroviq famulltar i Bajzes, P. Sebastian Hila famulltari i Rapshes, P. Mati Prenushi famulltari i Kastratit, P.Luigj Bushati famulltari i Traboinit, P.Karl Prenushi famulltari i Vuksanlekajve, P. Joakin Serreqi famulltari i Selces, P.Gjon Bushati famulltari i Vuklit, P. Bonë Gjeçaj famulltari i Grudes, Dom Nikoll Ashta famulltari
i Shkrelit , Dom Frano Krama famulltari i Boges, Dom Ernest Kozi (Cozzi) famulltari i Rrjollit dhe Pader Ciril Cani.*28*. Në datat 1 dhe 2 prill vijonin luftimet thuajse në të gjithë teritorin e Malesisë . Luftohej rreth Deçiqit , në Qafkishe e tjer.Kronikat e kohes njoftojne se nga mali i Grudes kishin rënë deshmoret; Tom Luli, Prekë Gjon Martini, Lucë Gjoni, Lucë Marku, Zef Preka dhe Tomë Preka. Ndersa nga Traboini kishin dhanë jeten gjatë luftimeve deshmoret; Tomë Ula, Dedë Marashi, Mark Ujka, Prelë Preka, Preloc Marku, Tomë Hasani, Prekë Gjeka, Nikash Zefi, Gjokë Kolë Preli, Gjon Gjekë Daka, Lucë Gjergji, Nikë Haka, Zef Gjoka e Fran Gjetja. Me daten 2 prill Stambolli konfirmon edhe njëherë se per kreret e kryengritjes : Dedë Gjon Luli i Traboinit, Sokol Baci i Grudes, Mirash Luca i Kastratit, Mehmet Shpendi i Shales, Tomë Nika i Shkrelit, Lucë Mark Gjeloshi, Fran Pali dhe Mirash Pali prej Kelmendit nuk do të kenë falje kurre.*29*.

Po me ketë datë Qendra e Vilajetit Shkodra njofton
se në Portin e Shengjinit mberriten batalionet e para që do te vihen në dispozicion të gjeneralit famkeq (të rikthyer në Shqipri ) Shefqet Tergut Pasha, per të shtypur kryengritjen e shqiptareve. Duke parë zjarrin e kryengritjes që çdo ditë perhapej ne trojet e Shqiperisë, si dhe egersinë e pushtuesit aziatik, Diplomacia Europiane po me 2 prill (1911) realizon një takim ne Konsullaten Italiane në Shkoder që në gjuhen diplomatike do ta quanin konferencë. Në ketë konferencë hartohet një note verbale nga perfaqesuesit e Italise, Austrohungarisë, Frances, Anglisë dhe Malit Zi..Ku në pergjithsi kerkohej mbrojtja e komunitetit të Krishtere të Shkodres.. Nota u formulua me keto kerkesa : 1.Të mbaheshin në Shkoder një pjesë e trupave që priteshin të vinin
sa më shpejt. 2.Armatosje me garancit e Myftareve dhe Koçobasheve e të gjithë të Krishterve të aftë per armë, por me kushte që të mos dergohen kunder kryengritesve. Dorzimi i armatimit të behej vetem atehere kur të urdheroheshin te gjithe pa prjashtim per të dorzuar armet. 3.Të meshiroheshin gjatë operacioneve ushtarake ; Gratë, Femijet dhe pleqtë, të cilet nuk do të jenë të bashkuar me kryengritesit.

4. Të ndalohej djegeja, rrenimi dhe goditja me top i shtepive të fshatarve, në të cilat ose rreth të cilave mund të ndodhin luftime, si dhe të ruhen objektet e kultit (kishat).. Nota ju dorzua Bedri Pashes nga konti italian Mancineli Scoti, dhe Zevendes Konsulli
i nderit i Anglisë, shkodrani Nikolla Suma.*30*.

Sipas informacioneve të asaj kohe nga data 3 prill deri me daten 5 prill forcat kryengritse në pergjithsi ruanin pozicionet e fituara në ditet e mëpareshme, por njekohesisht rigruponin forcat, që vinin, jo vetem nga Kelmendi, Trieshi, Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli e Koja, Fundinat, Orahova, por edhe nga Reçi, Lohja, Gruemira, Grizhja, Kopliku (Qender e
ai i Siperm) Buza e Ujit, Palvari, Dobra e deri nga Shkodra, Dukagjini, Nenshkodra e më gjërë.

Por vlen të theksohet se ishin bërë gati të hynin në luftë edhe rrethinat e Durresit, Dibra, Puka, Mati, Lezha e mbi të gjitha Mirdita.. Shqiperia Veriore tashma i ngjante një votre të madhe zjarri që ngrohte shpirtrat gati të “ngrirë” të shqiptareve kudo që ishin .

Madje nga votra e Malesisë do të merrnin gaca zjarri patriotet Luigj Gurakuqi e Ismail Qemali, per ti shperndarë keto gaca në votrat gati të fikura të trojeve tjera të Shqiperisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME