Në vitin 1912 filloi Lufta e Parë Ballkanike. Mali i Zi filloi rrethimin e Shkodrës, pamje të rralla filmike tregojnë kronologjinë e ngjarjeve që ndodhën gjatë rrethimit disa mujor të Shkodrës.
Më 8 tetor 1912 Mali i Zi i shpall luftë Turqisë. Në të njëjtën ditë nisin djegiet e fshatrave shqiptarë që ishin të vendosur krejt në kufirin mes dy shteteve. Luftime të vogla mes malazezëve dhe banorëve vendas u zhvilluan për dy ditë me radhë.
Një pjesë e mirë e fshatarëve të lemerisur nga tmerret e luftës vrapojnë të strehohen në Shkodër.