“Sy për sy, dhëmb për dhëmb”- mesazhi në Biblën që u gjet nën rrënoja pas sulmeve të 11 Shtatorit

Seksioni i famshëm në Bibël, më saktësisht në Dhiatën e Re: “Sy për sy, dhëmb për dhëmb! Dhe unë po ju them: Mos iu dorëzoni të keqes, por nëse dikush ju godet në faqen e djathtë, kthejani faqen tjetër”, është një nga citatet më të famshme të Jezu Krishtit.

Nga shumë predikime të Jezuit, kjo ka lënë gjurmë të thella më 11 shtator në rrënojat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, sepse një Bibël që mbijetoi u hap drejt në faqen e Ungjillit të Mateut ku Jezu Krishti u predikon dishepujve në mal.

Fotografi Joel Mejerovitc e gjeti Biblën nën rrënoja, duke mbetur i habitur nga mesazhi i rëndësishëm që gjeti.

“Nga të gjitha faqet e Biblës që mund të ishin hapur, unë kam ardhur pikërisht në këtë, është e mahnitshme”, tha fotografi.

Për më shumë shikoni videon:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME