TRANSFORMIMI I LIQENIT TË SHKODRËS BRENDA 18 MUAJSH

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për Shkodranët.Për liqenin e Shkodrës duket se është celur një dritë shprese.

Ka qënë vetë kryeministri i cili e ka bërë publik lajmin në faqen zyrtare në facebook ku ka postuar një video të projektit për liqenin.

Rama shkruan:

dhe me këtë projekt që brenda 18 muajsh, do të transformojë bregun perëndimor të Liqenit të Shkodrës nga një krah i paralizuar e i degraduar prej dekadash, në një tjetër perlë turistike të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur

Pas rikonstruktimit të Urës së Bunës dhe rrugës së Velipojës tashmë qeveria ka prezantuar, projekti për transformimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës.

Ky projekt do ta transformojë zonën në një perlë turistike dhe do të nxjerrë në dritë pasurinë kulturore e

historike të zonës së liqenit në funksion të rritjes së turizmit, ekonomisë, punësimit e mirëqenies.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të veprojë me këtë zonë, ashtu si me lungomaren në Vlorë, për ta transformuar plotësisht nga realiteti që ofron sot një prej zonave më të bukura të Shkodres turistike.

Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit.

Për zbatimin e këtij projekti do të ndërhyhet nga inspektoriati ndërtimor, ku janë parashikuar të prishen 13 objekte.

Zona natyrore, nga ana tjetër, do të zërë pjesën e mbetur të perimetrit të liqenit me qëllim ruajtjen e hapësirës natyrore, rikthimin e zonave të dëmtuara dhe rinovimin e ambientit që rrethon restorantet në liqen.

Plani i ri do të zbatohet për të mbrojtur zonën e liqenit nga aktivitetet e ndërtimit dhe planet për të ndërprerë përparimin e ndërtesave të reja në zonë.

Gjithashtu plani sipas projektuesve dëshiron të promovojë kthimin në shëtitje ose, alternativ, përdorimin e biçikletave dhe transportit publik për të

shmangur përdorimin e makinave nga qytetarët, qe sjellin efekt të dyfishtë, trafik por edhe ndotje

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME