Vargjet e maleve të Kelmendit, qi quhen Bjeshkët e Namuna, thonë se e mueren at emen pse motit të jetës i kishte pasë namun Zana per nji faj të randë qi kishte pasë ba nji i parë i t’yne. Ato male, tash të thepisuna e të zveshuna, ishin kenë parandej plym me aha e me brej, me
kullosa të mira e kroje me shumicë, e Zot’ynë i kishte pasë begatë edhe me gjithfarë lulesh e me shpend e zogj. Me fjalë tjera, u gjindte në to gjithshka muejte me dishrue zemra e nji malsorit në shpinë të ksaj toke. Në dy rapsodi qi kemi diktue mbi ket kallxim, e qi po i botojm këtu ngjitas, faji per të cilin kjenë namë ato bjeshkë prej zanet, nuk asht i njinjishem. E para asht mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit, e dyta si këndohet me lahutë në Ljar.
Mbas gojdhanës së fisit të Kelmendit
Motit të jetës nji banuer i atyne bjeshkve kishte pasë jetue me të shoqen per dhetë vjet i rrethuem prej të gjitha të mirave n’at farë bjeshket, por s’kishte pasë fmi me te. Si i kishin pasë mbushë të dhetë vjetat u kishte pasë falë Zot’ynë nji vajzë. Burri qse e kishte diktue të
shoqen shtatzanë ishte ba shend e verë me shpresë se per së shpejti po baheshin me trashigimw. Por, bjerrë at shpresë tuj pasë le vajzë, u trazue aq, sa mori foshnjen, e n’at
hujin e vet, t’a perplasi per nji shkrep e e bani mos me pasë shka me pa në te. E shoqja, porsa pau mizonn e të sho’it, briti në kupë të qiellës, e thirri Zot, Orë e Zanë, të ndeshkojshin at të pashpirt. Ta ndiemen zana at brimë, u lshoj namen atyne bjeshkve, e aha e brej u thanë, krojet u humbaten, e bukurija e atij.
Maja e Harapit, Thethi ValleyKur i a perspjeten te konaku, u del para e ama e meiherë i pvetë per Gjonin, e marrë vesht se e kishte vra i vllau, Pjetri, qiti e i lshoj ma të mëdhat namë. Pjetri atëherë në disprim e siper, merr e vret vedin në shkallë të çardakut, shi para s’amës.
Nanë shkreta e mbetne pa të dy djelmt: “Shporru mejet”, i thotë me disprim nuses së re “se ti kje shkaktarja e këtij mjerimit”. Ajo i gjegjet se nuk ishte kenë nuse me gzue kend por ishte Zana e malit me shitue, e me aty u shduk vendi u shduk tuj u ba rreshpe e thatë, kështuqi atij shpirtziut i u deslit me kalue nji pleqni shum të keqe e me dishrue deri ujë e dru.
Rapsodija qi këndohet në Ljar:
Nji grue e vejë rriti me lypa dy jetima. Rritë këta e ba burra, perbejn t’amen t’u kallzojnë se çë zanatë kishte pasë i jati i tyne. Ajo u diftoj se aj e kishte pasë fikë shpin tuj u dhanë mbas gjojet, e se në mal tue gjue kishte pasë mbytë vedin. I perben prandej në Zotin e në gji qi kishin pi mos t’a ndiqshin at zanatë.
Por djelmt s’u vun vesht beve të s’amës, e blen langoj, zagarë e armë e t’u dhanë mbas gjojet, e me at zanatë vun edhe nji farë pasunijet. Nji ditë prej ditësh u ran bjeshkve kryq e terthuer, por s’ndeshen kurrnji shpend. Lodhë e kputë nalen me pushue buzë njaj kroni, e në disprim marrin e truejn ato bjeshkë. Kur qe, po ndiejn nji za të hodhë grueje qi po u lshojte
namen atyne bjeshkve, ke s’kishte kalue andej pari kurrnji shtegtar, as çoban, as gjuetar me e pshtue prej nji plakut me të cilin i ishte merzitë jeta.
Kundrojn djelmoçat kah po vite aj za e shotin buzë njaj shpedhe nji plak me nji grue të re. Ta pamen, pa tjeter sjedhin armët e qesin në te, e plak shkreta bjen pikë gjallë. Turren atëherë e
marrin me vedi nuset e re, e drejtue kahë shpija, marrin e e pvesin, sa me e sprovue, se të cilin po dojte me marrë per burr. Ajo u gjegjë se nuk ishte asnjani me u perbuzë, megjithkëta sa per dukë e hieshi, do të merrte vllan e vogel, Gjonin; por per trimnf e bujari kishte per të marrë Pjetrin, vllan e madh.
Vllaut të madh nuk i shkuen per shtat fjalët e asaj grue e e xuni vedin si të poshtnuem, e prandej u suedh e vrau të vllan.